Author: korrektpress

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet për sulm seksual në prill të këtij viti.I dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. “Fushë Kosovë 12.04.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se më datë 12.04.2026 kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. /Telegrafi/

Read More

Labinot Rexha ka vazhduar me postimet e tij në rrjetet sociale, duke ngacmuar publikun për një lidhje të mundshme mes dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova, Edit dhe Elijonës.Ditët e fundit, Labi ka bërë disa postime ku ka përmendur Elijonën në raport me Edin, duke i cilësuar fillimisht si një çift që do t’i pëlqente ta shihte së bashku. Por ai nuk është ndalur me kaq.Në një tjetër InstaStory, Labinoti ka publikuar një fotografi krah Edit, ndërsa krahas saj ka shkruar me humor: “Erdha me nda vaden për dasëm, nëse bëhet Elijona”, duke e etiketuar edhe ish-banorën e BBVK-së.…

Read More

Manchester United arriti një marrëveshje verbale me Brighton të premten, më 21 gusht 2026, për transferimin e mesfushorit 22-vjeçar Carlos Baleba. Ky është nënshkrimi i tretë i United për mesfushën e tyre.Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, United ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar mesfushorin e Brighton, Carlos Baleba.Ai konfirmoi se marrëveshja është mbyllur për një shumë fikse prej 65 milionë funtesh (76 milionë euro) plus 5 milionë funte (6 milionë euro) bonuse, pasi oferta e mëhershme u refuzua.Kështu, Baleba duhet të bëhet së shpejti lojtari i tretë në mesfushë i Manchester United këtë verë, pas Andrey…

Read More

Numri i të vdekurve nga një sulm në qytetin e Kryvyi Rihut, qytetin e lindjes së Volodymyr Zelenskyy-t është rritur në 16.Më shumë se 130 persona u plagosën të premten, kur disa dronë rusë goditën një qendër tregtare në Ukrainën qendrore, njoftuan autoritetet. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, premtoi një përgjigje ndaj asaj që e përshkroi si “akt barbarie”.Guvernatori rajonal Oleksandr Hanzha tha se 22 fëmijë ishin në mesin e të plagosurve në sulmin e kryer gjatë ditës në qytetin e Kryvyi Rihut.Ai publikoi një fotografi ku shihej tymi që dilte nga një ndërtesë e madhe industriale, raporton skynews.com.Në një përditësim…

Read More

Kosova ka nisur pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me një atmosferë të veçantë, ku tingujt e këngës “Mora fjalë” po shoqërojnë sportistët kosovarë në rrugëtimin e tyre në Itali.Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 po mbahen nga 21 gushti deri më 3 shtator në Itali, me pjesëmarrjen e sportistëve nga vendet e Mesdheut.Kosova po përfaqësohet me një delegacion rekord prej 163 sportistësh, prej tyre 87 meshkuj dhe 76 femra, të cilët do të garojnë në 21 sporte të ndryshme.Në ditët e para të qëndrimit në Taranto, kënga e njohur “Mora Fjalë”, e interpretuar nga Shkurte Fejza, është kthyer në një prej…

Read More

Një valë e re tarifash amerikane ndaj një game të gjerë mallrash kanadeze ka hyrë në fuqi që prej mesnatës të së shtunës, pasi bisedimet tregtare mes Kanadasë dhe SHBA-së dështuan në minutat e fundit.Kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi pezullimin e negociatave pak para skadimit të afatit të premten në mbrëmje, duke deklaruar se Kanadaja do të vendosë tarifa reciproke ndaj mallrave amerikane, “dollar për dollar”.Carney tha se ndryshimet e minutës së fundit në kushtet e propozuara nga SHBA-ja ishin “të padrejta, joekonomike” dhe vunë në pikëpyetje besueshmërinë e çdo marrëveshjeje të mundshme.Negociatorët tregtarë të të dyja vendeve kishin zhvilluar…

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit kjo ngjarje do të mbahet prej orës 11:00.Sipas PDK-së, ky subjekt politik parlamentar, të premten i ka dërguar sërish kërkesë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.Këtij aksioni do t’i bashkohet edhe Aleanca.PDK-ja dhe Aleanca kanë vazhduar me kërkesën për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit, ndërsa kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje…

Read More

Terapia e re vepron pa estrogjen dhe sjell një alternativë për gratë që nuk mund ose nuk duan të përdorin hormoneAfshet e nxehta që shfaqen papritur, djersitjet e natës që prishin gjumin dhe ndjenja sikur trupi nuk arrin më ta rregullojë temperaturën, për shumë gra nuk janë vetëm shqetësime kalimtare. Këto simptoma të menopauzës mund të ndikojnë seriozisht në gjumë, punë dhe jetën e përditshme.Një terapi e re pa hormone ofron një mundësi tjetër për lehtësimin e tyre. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi më 24 tetor 2025 ilaçin Lynkuet, me përbërës aktiv elinzanetant, për trajtimin e simptomave…

Read More

Djersa, lagështia dhe kontakti i vazhdueshëm i lëkurës mund ta kthejnë një shëtitje të zakonshme verore në siklet të vërtetë, por disa masa të thjeshta mund ta parandalojnë probleminFustan i lehtë veror, sandale dhe një shëtitje e shkurtër duken si zgjedhja më e thjeshtë kur temperaturat kalojnë 35 gradë. Por pas pak hapash mund të nisë djegia në pjesën e brendshme të kofshëve, e pasuar nga skuqja dhe dhimbja.Fërkimi i kofshëve gjatë verës nuk lidhet domosdoshmërisht me peshën trupore. Mjafton që pjesët e brendshme të këmbëve të preken natyrshëm gjatë ecjes, ndërsa djersa, lagështia, nxehtësia dhe fërkimi i përsëritur e…

Read More

Një shofer pranë Tuluzës në Francën jugore gjeti atë që dukej të ishte një boa mbretërore 1.5 metra nën kapakun e makinës së tij, ndërsa po ndërronte baterinë.Boa e cila mund të rritet deri në më shumë se 3 metra gjatësi, në fakt jeton në Amerikën e Jugut, ku gjendet nga Kolumbia në Argjentinë.Zbulimi u bë kur shoferi ishte gati të ndërronte baterinë e makinës, e cila nuk ishte drejtuar për një muaj, sipas faqes së Facebook-ut të brigadës së zjarrfikësve Haute-Garonne.Pesë zjarrfikës, dy prej të cilëve nga njësia e specializuar RAN (zjarrfikës për shpëtimin e kafshëve) për incidentet që…

Read More