KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Ngrohni shtëpinë me klimë? Gabimet në përdorim mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

Ngrohni shtëpinë me klimë? Gabimet në përdorim mund t’ju rrisin faturën e energjisë elektrike

Klimat inverter janë një nga alternativat më praktike dhe ekonomike për ngrohjen e shtëpisë gjatë dimrit.

Megjithatë, mënyra e përdorimit të tyre ndikon drejtpërdrejt në konsumin e energjisë elektrike dhe efikasitetin e ngrohjes.

Një nga gabimet më të shpeshta është vendosja e temperaturës në 26 gradë ose më shumë, me bindjen se ambienti do të ngrohet më shpejt.

Foto ilustruese

Në fakt, kjo nuk e përshpejton procesin, por vetëm bën që pajisja të punojë më gjatë për të arritur temperaturën e caktuar. Si temperaturë fillestare rekomandohen 20 deri në 22 gradë.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është mënyra e përdorimit gjatë kohës kur nuk ndodheni në shtëpi.

Nëse largoheni për disa orë, mund ta ulni temperaturën dhe ta rregulloni përsëri pas kthimit.

Po ashtu, pastrimi i rregullt i filtrave është i domosdoshëm, pasi pluhuri mund të pengojë qarkullimin e ajrit dhe të ndikojë në funksionimin e klimës.

Për një ngrohje më efikase, rekomandohet që njësia e brendshme të mos pengohet nga mobiliet dhe njësia e jashtme të ketë hapësirë të mjaftueshme për qarkullimin e ajrit.

Gjithashtu, izolimi i mirë i dyerve dhe dritareve ndihmon në ruajtjen e nxehtësisë dhe parandalimin e humbjeve energjetike.

Duke respektuar këto këshilla, ngrohja me klimë inverter mund të jetë më e rehatshme dhe më ekonomike, duke ndihmuar njëkohësisht në uljen e shpenzimeve mujore të energjisë elektrike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.