Author: korrektpress

Major League Soccer (MLS) ka gjobitur sulmuesin e Inter Miami, Lionel Messi, dhe mbrojtësin Ian Fray, me shuma të pazbuluara, pas përleshjeve të ndara fizike në zonën e kokës dhe qafës gjatë një barazim 2-2 kundër Philadelphia Union.Messi u ndëshkua për goditjen me shuplakë në qafë të lojtarit të Philadelphias, Quinn Sullivan, ndërsa dyshja shkëmbente fjalë në mesin e fushës. Ndeshja shërbeu si një moment historik emocional për Messin, i cili shënoi golin e tij të parë dhe regjistroi një asistim pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi.Messi has been fined an undisclosed amount by MLS for slapping Philadelphia’s…

Read More

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, nga të cilat nëntë janë aktive, dy janë nën kontroll dhe 16 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.Zjarre aktive ka në Komunën e Studeniçanit – pranë fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber, në Komunën e Makedonski Brod – pranë lokalitetit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol dhe Llokvicë, në Komunën e Kërçovës – pranë fshatit Tajmishte dhe lokalitetit Darda, në Komunën e Likovës – pranë fshatit Nikushtak, në Komunën e Krushevës – pranë fshatrave Belushino dhe Jakrenovë, në Komunën e Vrapçishtit – pranë fshatit Llomnicë, në Komunën…

Read More

Prokuroria e Qarkut në Split ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit kroat J.I., i lindur më 1971, dhe shtetases serbe A.M., e lindur më 1979, nën dyshimin për spiunazh.Bëhet fjalë për një pilot ushtarak të Forcave Ajrore Kroate (HRZ) dhe partneren e tij prej shumë vitesh, për arrestimin e të cilëve ishte raportuar për herë të parë në gusht të vitit të kaluar, shkruan Index.hrSipas Prokurorisë, shtetasi kroat, gjatë shërbimit në Forcat e Armatosura të Kroacisë, nga shkurti deri në dhjetor të vitit 2022, në disa raste i ka vënë në dispozicion partneres së tij të dhëna të klasifikuara, të cilat…

Read More

LAMM njoftoi sot në mëngjes se në pikën kufitare Tabanocë ka pritje nga 40 minuta deri në një orë për hyrje dhe dalje nga vendi dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, ndërsa nuk ka vonesa më të gjata në pikat e tjera kufitare.LAMM informon se këtë mëngjes trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.Rekomandohet të përshtatet shpejtësia e lëvizjes, të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të ngasen me kujdes automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku…

Read More

Gjetja e mbetjeve mortore është vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi, thotë Samira Krehiq, udhëheqëse e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për Ballkanin Perëndimor.Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Krehiq flet për rolin që do të ketë ICMP-ja pas zbulimit të mbetjeve mortore të së paku 23 personave në Zubin Potok të Kosovës, zhvarrimi i të cilëve përfundoi më 21 gusht.Ky institucion pritet të kryejë analizat e ADN-së dhe krahasimin e mostrave biologjike për të arritur identifikimin e mbetjeve mortore. Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave Krehiq thotë…

Read More

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 22 gusht 2026.Çmimi i naftës sot është 1.79 euro për litër, njëjtë me të premten. Ndërkaq, çmimi i benzinës sot është 1.53 euro për litër, një cent më shtrenjtë se të premten, sa ishte 1.52 euro. Edhe gazi mbetet 0.62 euro për litër, njëjtë me të premten. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/

Read More

Më 2023 ajo u ishte gruaja e parë me rrënjë kosovare që u zgjodh në qeverinë e një kantoni zviceran.Tani Partia e saj Socialdemokrate e ka kandiduar prapë për zgjedhjet e vitit 2027. Shanset për Ylfete Fanajn janë prapë shumë të mira.Kur në maj të vitit 2023 Ylfete Fanaj nga Partia Socialdemokrate e Zvicrës (SP) u zgjodh në qeverinë e kantonit të Luzernit, gazeta zvicerane “Tages Anzeiger” shkroi: “Ajo është antiteza e klubit të deritanishëm të burrave – e re dhe pjesëtare e gjeneratës së dytë të emigrantëve”. Gjatë 4 viteve të fundit Fanaj, e cila është me origjinë nga…

Read More

Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se është Njësia A4 është rikthyer në operim.KEK njofton se gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë në komunën e Obiliqit. “KEK njofton se, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A4 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin.Gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë. KEK kërkon mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm nga një i mitur në Podujevë.Rasti ka ndodhur të premten, në ora 12:00.“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se nipi i tij i mitur ka marr armën AK-47 dhe gjatë manipulimit ka shkrepur një fishekë dhe predha ka goditur vëllain e tij fëmijë 10 vjeçar”, thuhet në raport.I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit të shtëpisë në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 20 copë fishekë.…

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy personave të mitur gjatë një kontrolli u janë gjetur thika.Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, në ora 22:00. “Gjatë kontrollit të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë – të mitur, janë gjetur dhe konfiskuar dy thika”, thuhet në raport.Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Read More