KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Oj Kosovo, Kosovo” jehon në Bruksel, i kujt ishte faji për skandalin?

“Oj Kosovo, Kosovo” jehon në Bruksel, i kujt ishte faji për skandalin?

Tingujt e kësaj kënge nacionaliste serbe u dëgjuan mbrëmë në Bruksel, duke rikthyer në vëmendje mesazhet dhe retorikën nacionaliste serbe ndaj Kosovës.

Kjo ndodhi një ditë para se të niste zyrtarisht “Forumi i zgjerimit”, i organizuar nga Komisioni evropian, nën udhëheqjen e komisionares për Zgjerim, Marta Kos, e në të cilin për herë të dytë me radhë Komisioni nuk ka ftuar askënd nga institucionet e Kosovës.

Midis të pranishmëve, në këtë koncert u interpretua një melodi, pa tekst, e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” teksti i së cilës flet mes tjerash se si serbët nuk do ta japin Kosovën.

Komisioneria për zgjerim, mëngjesin e sotëm tha se i vje keq për këtë që ka ndodhur, duke ua lënë fajin muzikantëve për përzgjedhjen e melodisë.

E në një përgjigje të Komisionit evropian thanë se kënga nuk ishte miratuar nga ta, dhe se nuk pasqyron qëndrimet e tyre.

“Siç deklaroi edhe Komisionerja Kos këtë mëngjes, kënga në fjalë u përzgjodh nga grupi muzikor dhe nuk ishte miratuar nga Komisioni Evropian. Na vjen keq për këtë zgjedhje të grupit. Kjo prek ndjenjat e ndjeshme, veçanërisht duke pasur parasysh historinë e dhimbshme dhe përvojat e ndryshme të komuniteteve në Kosovë. Kënga në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimin e Komisionit Evropian apo të Komisioneres Kos në lidhje me Kosovën dhe historinë e saj. Ne nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën tonë të përbashkët, por mund ta zgjedhim të ardhmen tonë të përbashkët. Dhe kjo e ardhme duhet të jetë evropiane – një e ardhme pa ndarje, ku të gjithë ndihen si në shtëpi. Ne nuk po u kërkojmë njerëzve t’i harrojnë dallimet e tyre. Ne po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk janë më arsye për të jetuar të ndarë. Siç tha njëri nga folësit në aktivitetin e djeshëm: dallimet janë të mira, ndarjet jo. Në këtë frymë, ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.”

Kritika ndaj Bashkimit Evropian shkuan edhe nga raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, duke thënë se ky është provokim i qëllimshëm ose injorancë e pastër.

“Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije. Komisioni Evropian dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim”, ka thënë Terras.

Kjo ka ngjallur reagime edhe në Kosovë.  Kryetarja Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka quajtur shqetësues dhe ka kërkuar sqarime për këtë përzgjedhje sic e ka quajtur ajo të papërgjegjshme.

“Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve. Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme. Institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin.”

Pas publikimit të videos mbrëmë kanë reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, dhe kryenegociatorin për raportet me BE-në, Jeton Zulfaj, duke kërkuar llogari nga organizatorët.

 

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.