UEFA ka përcaktuar ekipin e gjyqtarëve që do ta drejtojnë ndeshjen ndërmjet Irlandës dhe Kosovës.
Kryesor i kësaj përballjeje do të jetë Edgars Malcevs nga Letonia, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombësit Martins Svipsts dhe Deniss Sevcenko.
Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar Aleksandrs Anufrijevs, po ashtu nga Letonia.
Ndërkohë, në sistemin VAR do të jetë polaku Piotr Lasyk, ndërsa ndihmësi i tij (AVAR) do të jetë Andrejs Gluhovs nga Letonia.
Ndeshja Irlandë – Kosovë zhvillohet në Dublin, me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

