KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

25-vjeçarja me fibrozë cistike i shkruan Vitisë: Mos lejoni të humbas jetën pa marrë Trikafta-n

25-vjeçarja me fibrozë cistike i shkruan Vitisë: Mos lejoni të humbas jetën pa marrë Trikafta-n

Një 25-vjeçare që vuan nga fibroza cistike i ka drejtuar një letër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke kërkuar sigurimin e ilaçit TRIKAFTA për pacientët me këtë sëmundje në Kosovë.

Në letrën e publikuar nga Shoqata për Personat me Fibrozë Cistike në Kosovë, ajo ka përshkruar vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë dhe pasigurinë për shëndetin e saj.

Ajo ka treguar se jeta e saj është e lidhur vazhdimisht me terapi, medikamente, inhalime dhe kontrolle mjekësore për ta mbajtur sëmundjen nën kontroll.

Sipas saj, TRIKAFTA përfaqëson një mundësi të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.

“Ky nuk është thjesht një medikament. Për mua është shpresë, mundësi për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes, për të përmirësuar funksionin e mushkërive, për të zvogëluar komplikimet dhe për të pasur një jetë më cilësore”, thuhet në letrën e saj.

25-vjeçarja ka theksuar se pacientët në shumë vende të Evropës kanë qasje në këtë trajtim, ndërsa ajo nuk mund ta sigurojë për shkak të kostos së lartë dhe pamundësisë financiare të familjes.

Ajo i ka bërë thirrje ministrit Vitia që të mos lejojë që pacientët me fibrozë cistike të mbeten pa trajtimin që mund t’u ndihmojë.

“Ju lutem, mos lejoni që edhe unë të humbas jetën pa pasur mundësinë të marrë trajtimin që shkenca tashmë e ka bërë të mundur. Ju lutem, mundëso TRIKAFTA të qasshme për pacientët me fibrozë cistike në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Në fund të letrës, 25-vjeçarja ka theksuar se nuk po kërkon një jetë pa sëmundje, por mundësinë për ta luftuar atë me trajtimin që tashmë ekziston.

Ndryshe, ditë më parë edhe një paciente tjetër i kishte drejtuar letër ministrit Vitia, duke kërkuar miratimin dhe sigurimin e terapisë KAFTRIO për pacientët me fibrozë cistike në Kosovë. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.