KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KEK-u ndan rreth 200 mijë euro për riparimin e izolimeve termike në TCB

KEK-u ndan rreth 200 mijë euro për riparimin e izolimeve termike në TCB

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 178 mijë e 221 eurosh për riparimin e izolimeve termike në TCB.

Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, punët i janë besuar kompanisë “ETM Group” SH.P.K., me seli në Fushë Kosovë.

Vlera e parashikuar e këtij aktiviteti të prokurimit ishte 200 mijë euro, ndërsa kontrata është nënshkruar më 13 nëntor 2026, raporton IndeksOnline.

Në këtë tender, KEK-u kishte pranuar gjithsej tre oferta, por vetëm njëra prej tyre ishte vlerësuar si e përgjegjshme.

Kontrata është e llojit kornizë dhe ka kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Aktiviteti i prokurimit ishte zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.  /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.