- Zvinchuk, kreu i rrjetit rus “Rybar” dhe disa bashkëpunëtorë të tij arrestohen në aksionin e shërbimeve të sigurisë malazeze
- Messi kërcen i dehur me Suarezin dhe Neymarin, braziliani tregoi një video të vjetër
- Crans-Montana: Hapet procedurë penale ndaj avokatëve dhe gazetarëve pas rrjedhjes së dosjeve hetimore
- Një kandidat i së majtës me emrin Hitler Mussolini fiton zgjedhjet lokale në Peru
- Zvicra voton sërish për “dënimin e martesës”, vetëm pak muaj pas një vendimi historik
- “Do të hetohet rasti”, MPB del me njoftim për dhunën ndaj dy të rinjve shqiptar
- Juristja jugafrikane Navi Pillay fiton Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2026
- “Zoti më befasoi përsëri”, Gabriel Jesus tregon detajet e transferimit të tij te Barcelona
Author: korrektpress
SPB Tetovë ka njoftuar për dy raste të ndryshme, në të cilat janë ndaluar dy të rinj për shkak të posedimit të lëndëve narkotike.Nga SPB Tetovë thonë se ndaj tyre do të dorëzohen aktakuza përkatëse.”Më 08.12.2025 në orën 20:00 në një rrugë lokale në fshatin Gllogjë të Tetovës, punonjësit e policisë nga Njësiti Policor Tearcë e kanë privuar nga liria personin A.F. (24) nga fshati Tearcë e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Opel” me targa të Tetovës, të cilin ai e drejtonte, dhe gjatë kontrollit të tij personal, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. A.F. është ndaluar në stacionin…
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Gjatë takimit, ambasadori francez njoftoi se letrën e Hamzës për heqjen e të gjitha sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës e kishte përcjellë tek kabineti i Presidentit Macron.“Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri,” tha Hamza, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare.Ai shtoi se bisedimet ishin të fokusuar edhe te rikthimi i normalitetit dhe stabilitetit në vend. “Si kryeministër i ardhshëm, fokusi im do të jetë rikthimi te temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me…
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 ka shpërthyer një deklaratë e papritur nga banori Labinot Rexha, e cila ka ngjallur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë.Gjatë një bisede me banorët, Labinoti ka thënë se ai dhe shokët e tij kanë qenë ndër ata që ndihmuan në sigurimin e fitores së Stresit – fituesit të edicionit të parë të këtij formati.“Kush ia fitoi Stresit? Unë me shokët e mi”, deklaroi ai. Foto: YouTubeDeklarata e tij është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale, ku publiku ka nisur debatet se sa realisht mund të ketë ndikuar Labinoti dhe rrethi i tij në…
Xabi Alonso po përjeton momentin më të vështirë që nga ardhja e tij në stolin e Real Madridit. Alonso, i cilësuar fillimisht si figura qendrore e projektit të ri madrilen, ndodhet tani nën presion të madh për shkak të kritikave të brendshme dhe rënies së besimit brenda skuadrës. Performanca e fundit e ekipit ka thelluar dyshimet dhe ka tronditur pozitën e tij në klub.Situata është bërë kaq delikate sa një humbje ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve mund të shënojë fundin e aventurës së tij në Madrid. Florentino Perez, i zhgënjyer nga disa vendime dhe nga humbja e autoritetit…
Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë se PD do të tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit.Sipas tij kjo është një farsë dhe PD nuk do të behët pjesë.“Ne kemi qenë të bindur në intrigat dhe banalitetet e tyre. Opozita ka tërhequr të gjithaq firmat, për kandidatura të tjera përveç kandidaturave që ka zgjedhur vetë, të cilat janë Besim Ndregjoni, Adriana Kalaja, Jola Hysaj, Aranita Brahaja, Haluci, Dardan Mustafaj. Sot futën kandidaturën e tyre. Ulusiu tha se ne nuk njohim tërheqjen e firmave. Kështu që ne tërhiqemi totalisht nga procesi”, tha ai.Ndryshe Komisioni i Ligjeve ka miratuar…
Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe vajit ekstra të lehtë do të mbeten të njëjta.Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së, këto do të jenë çmimet e derivateve të naftës:Eurodisel – 68,5 den/lBenzina BS-98 – 77,0 den/lBenzina BS-95 – 75,0 den/lVaji ekstra i lehtë – 66,5 den/l
Ekipet e Ndërmarrjes Publike Lokale “Ambienti” në Ferizaj kanë kryer punime mirëmbajtëse në parkingun e oborrit të shkollës “Gjon Serreqi”. Punimet kanë përfshirë shtrimin e zhavorrit dhe sanimin e disa gropave, me qëllim përmirësimin e qasjes dhe sigurisë për nxënësit, stafin dhe prindërit që e frekuentojnë këtë hapësirë.Nga kjo ndërhyrje, sipas ndërmarrjes, parkingu është bërë më i rregullt, më funksional dhe më i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, duke krijuar kushte më të mira për komunitetin shkollor. /Telegrafi/
Gjatë kontrollit rutinë të udhëtarëve në arritje, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mallra të padeklaruara me vlerë të lartë.Në njoftimin e Doganës së Kosovës bëhet e ditur se gjatë skanimit të bagazheve, në njërën nga valixhet e një udhëtari janë gjetur dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore.“Mallrat në fjalë janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.Dogana e Kosovës rikujton të gjithë qytetarët dhe udhëtarët për detyrimin e deklarimit…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rusia ka “dorën e sipërme” në negociatat e paqes me Ukrainën, dhe se Volodymyr Zelensky duhet të “merret me punët e tij dhe të fillojë të pranojë gjërat”.Në një intervistë me gazetën gjermane Bild, Trump akuzoi gjithashtu aleatët evropianë të Ukrainës se “flasin shumë” dhe nuk “po japin rezultate” për vendin e shkatërruar nga lufta, transmeton Telegrafi.Trump ka udhëhequr përpjekjen e fundit diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit gati katërvjeçar, duke hartuar një plan paqeje prej 28 pikash të cilin as Ukraina dhe as Rusia nuk e kanë pranuar në formën e tij…
Donald Trump ka thënë se udhëheqësit evropianë janë “të dobët” në një sulm të jashtëzakonshëm ndaj disa prej aleatëve më të ngushtë të Uashingtonit.Presidenti amerikan i tha POLITICO-s në një intervistë se vendet evropiane “në rënie” nuk kishin arritur të kontrollonin migracionin ose të ndërmerrnin veprime për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke vënë në pikëpyetje aleancat e vjetra të Amerikës.Ai theksoi se dallimet ideologjike tani kërcënonin të prishnin lidhjet e ngushta të Uashingtonit me vendet evropiane, shkruan The Telegraph. I pyetur nëse udhëheqësit e huaj që shihen si të dobët mund të jenë ende aleatë, Trump tha: “Varet”.Ai…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari