Author: korrektpress

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka folur në Berlin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte këtë mëngjes.Ai u tha gazetarëve se pret që këtë fundjavë të ketë bisedime me zyrtarët amerikanë mbi një plan paqeje të paraqitur nga pala evropiane, transmeton Telegrafi.Kjo vjen pas raportimeve se Ukraina i ka dorëzuar zyrtarisht Uashingtonit një plan me 20 pika, me Volodymyr Zelensky që e përshkroi atë si një “dokument themelor”.”Nëse tani vazhdojmë me këtë proces siç e parashikojmë, do të ketë bisedime me qeverinë amerikane gjatë fundjavës”, tha Merz.Mediat gjermane kishin raportuar se kishte mosmarrëveshje të vogla midis Merz, Sir Keir…

Read More

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën e së enjtes është dhënë fjala përfundimtare në gjykimin ndaj ish-shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi i cili po akuzohet në rastin e njohur si “Gylenistët”. Mbrojtja e të akuzuarit kërkoi aktgjykim lirues, ndërkaq ajo e palës së dëmtuar aktgjykim dënues.Në këtë rast, Driton Gashi në cilësinë e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), akuzohet se ishte angazhuar drejtpërdrejt në dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova duke shkelur procedurat ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi”.Fjalën përfundimtare para gjykatës e kanë dhënë mbrojtja e palës së dëmtuar dhe mbrojtja e të…

Read More

Muzikanti amerikan Jon Bon Jovi ndau me ndjekësit në profilin e tij në Instagram se si dukej kontrata e tij e parë në karrierë.Kontrata, e cila u nënshkrua edhe nga producenti muzikor Meco Monardo, lidhej me shërbime që lidheshin me një album Krishtlindjesh nën titullin punues “Christmas in the Stars”, i cili u prodhua në emër të kompanisë së prodhimit RSO Records Inc., dhe bazohet në personazhe nga filmat “Star Wars” dhe “The Empire Strikes Back”.Sipas kontratës, Bon Jovi mori vetëm 180 dollarë (154 euro) dhe hoqi dorë nga të drejtat e tij për çdo të drejtë autorësie për albumin.”Kontrata…

Read More

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se është aktivizuar pas thirrjes së bërë nga Policia e Kosovës, për të marrë pjesë në operacionin e kërkimit të të riut Yll Hiseni, 18 vjeç, nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës.“Në bazë të thirrjes së bërë nga Policia e Kosovës, Shoqata e Kosovës për Kërkim–Shpëtim mobilizohet për Operacionin e Kërkim–Shpëtimit të personit të humbur Yll Hiseni, 18 vjeçar, nga fshati Brod, komuna Shtërpcë”. “Të gjitha njësitë janë aktivizuar dhe koordinohen me autoritetet kompetente për të siguruar kërkimin e shpejtë dhe efektiv”, thuhet në njoftimin e shoqatës.Njësitë e kërkim-shpëtimit janë…

Read More

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ndërkaq ka theksuar se angazhimi i NATO-s ndaj rajonit është po aq i fortë, i palëkundur, si gjithmonë.Ulutash theksoi se siguria e Ballkanit Perëndimor lidhet ngushtë me sigurinë e Evropës dhe të gjithë zonës euro-atlantike. “Jam i nderuar dhe i kënaqur që jam rikthyer në Beograd, gjatë mandatit tim të dytë si Komandant i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO… Jam veçanërisht mirënjohës ndaj Gjeneralit Mojsiloviq, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, me të cilin tashmë kam zhvilluar një bashkëpunim të hapur dhe…

Read More

Kjo është historia e mënyrës se si u krijua albumi Wish You Were Here …Nga: Neil McCormick / The Telegraph (titulli: Wish You Were Here almost ruined Pink Floyd. Yet it remains their masterpiece) Përkthimi: Telegrafi.comMë 12 shtator 1975, Pink Floyd publikoi albumin Wish You Were Here. Pas suksesit madhështor të albumit The Dark Side of the Moon të vitit 1973, kuarteti i rokut progresiv ishte në kulmin e krijimtarisë.Gjithçka rreth Wish You Were Here dukej sikur kishte ardhur në formën e vet të përkryer. Paketimi misterioz nga Hipgnosis hapej për të zbuluar një album me vetëm pesë këngë, me…

Read More

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pritën sot në Qeveri studentë përfitues të skemave të ndryshme të bursave, përfshirë bursat për studime jashtë vendit në nivelet Bachelor, Master dhe Doktoratë, si dhe përfituesit e bursave të komuniteteve.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit, Kurti uroi studentët për suksesin e arritur dhe nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve që synojnë shkollimin në institucionet më prestigjioze ndërkombëtare.”Ai theksoi se…

Read More

Pas shkarkimit të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Këshilli Prokurorial i Kosovës emëroi në këtë pozitë prokurorin Agron Qalaj, vendim i cili ka hapur një sërë diskutimesh të brendshme dhe polemikash ligjore në mbledhjet e KPK-së.Në mbledhjen e sotme të radhës, kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, lexoi një letër të dërguar nga anëtari i Këshillit, Veton Shabani, i cili shprehu shqetësim për, siç tha ai, “situatën jashtë kornizave të ligjshmërisë”, e krijuar pas vendimit për shkarkimin e Kelmendit.Në letrën e tij, Shabani theksoi se pas mbledhjes së mbajtur menjëherë pas shkarkimit të Kelmendit – vet ish-kryeprokurori…

Read More

Lidhur me sulmin e djeshme në redaksinë e “Infomax” kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se është incidenti më i madh mediatik që nga vjedhja në “Televizionin A1” në vitin 2010. Filipçe informoi në një konferencë për shtyp se sulmuesi është anëtar i OBRM-PDUKM-së.Kryetari i LSDM-së theksoi se liria e qytetarëve është e kërcënuar dhe tha se “nuk do të presin të fillojnë të dërgojnë banditë në shtëpi sipas modelit serb”.”Skenari serb i OBRM-PDUKM-së filloi mbrëmë. Pse mbrëmë? Siç e dini, ne kemi paralajmëruar për disa ditë se kryeministri Mickoski ka rënë dakord të marrë përsipër emigrantët në Maqedoni.Gjatë gjithë…

Read More

Disa ditë më parë, mediat dhe rrjetet sociale u përfshinë nga thashethemet se Labinot Rexha, banori i Big Brother VIP Kosova 4, mund të ketë një fëmijë jashtëmartesor. Në rrjet qarkulluan foto ku ai shfaqej me një grua serbe dhe një bebe, nën përshkrimin “gjaku nuk bëhet ujë”.Për të sqaruar situatën, bashkëshortja e Labinotit, Laureta Hoxha, reagoi në një intervistë për Kosova Today, duke mohuar që fëmija të ishte i tij dhe duke e cilësuar historinë si një keqkuptim.Sipas Lauretës, nëna e foshnjës e kishte kontaktuar Labinotin vetëm për ndihmë në gjetjen e babait biologjik, i cili gjithashtu mban mbiemrin…

Read More