- Fenerbahce po përgatit një ofertë marramendëse për transferimin e yllit të Real Madridit
- Ylli i “Pretty Little Liars”, Keegan Allen sulmohet pranë makinës, grabitësit i marrin orën
- Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën takimin e 8-të të Nënkomitetit të MSA-së për Bujqësi dhe Peshkatari
- Pas marrëveshjes Trump-Putin, Kallas: Evropa nuk do ta lehtësojë presionin ndaj Rusisë
- Vaksinimi kundër fruthit vetëm 65%, Bajrami: Të vaksinohen fëmijët kundër fruthit
- Hyrja në Kalanë e Shkupit do të bëhet me pagesë
- U largua nga Franca për të ndjekur ëndrrën e saj, sot mban me krenari uniformën e Policisë
- Honda po ndërton rrugë që karikojnë automjetet elektrike gjatë lëvizjes
Author: korrektpress
Analisti serb, Dushan Janjiq, ka folur për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për asociacionin. Janjiq thotë se Serbia de fakto e ka njohur Kosovën, por që me sulmin në Banjskë ka rrënuar gjithçka. Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Janjiq deklaron se ai ishte ofruar keq.Dialogu për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë ka humbur përmbajtjen politike dhe është reduktuar në takime formale pa rezultate, vlerëson për RTK analisti politik Dushan Janjiq. Edhe pse, sipas tij, dialogu është thelbësisht i bllokuar, në marrëdhëniet e Serbisë ndaj Kosovës shumë çështje kyçe tashmë janë faktikisht të…
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, tensioni mes konkurrenteve Shkurte Haxhiu dhe Benita Zena ka arritur kulmin. Debati i tyre ka qenë i ashpër dhe ka përfshirë akuza dhe replika të forta.Gjatë përplasjes, Shkurta iu drejtua Benitës me fjalët: “Oj Benitë, oj Benitë oj e çmontuar, oj femër e gomës. O çmontim”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Benita nuk qëndroi pa përgjigje dhe i tha: “Ti je duke i ofenduar shumicën e këtyre femrave brenda”.Por Shkurta nuk u ndal: “Kush e ka mizën ndër kapelë, s’kam çfarë të bëj”. View…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni të lehtë me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se LDK-ja duhet të ruajë vlerat e saj politike dhe rolin si “gardiane e shtetit”.Në Debat Plus, Haziri ka thënë se bashkëpunimi politik nuk mund të bazohet në imponim dhe kushte të njëanshme nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.“Në asnjë mënyrë nuk e shoh lehtë LDK-në në koalicion me VV-në. Ne duhet t’i ruajmë vlerat tona politike. Gardian i shtetit kemi mbetur”, ka deklaruar Haziri.Ai ka kritikuar mënyrën se si Kurti, sipas tij, e koncepton bashkëpunimin politik, duke thënë…
Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe janë dy emrat që kryesojnë garën për çmimin “Lojtari më i Mirë i FIFA-s”, sipas prestigjiozes Le Parisien. Dy yjet francezë kanë pasur sezone të jashtëzakonshme dhe konsiderohen si favoritët absolutë për këtë trofe individual.Dembele vjen në këtë garë pasi u shpall fitues i “Topit të Artë” në shtator, si shpërblim për paraqitjet e tij mbresëlënëse me Paris Saint-Germain sezonin e kaluar, ku ishte një nga figurat kyçe të suksesit të klubit parisien. telegrafi.com Nga ana tjetër, Kylian Mbappé e mbylli sezonin si fitues i Këpucës së Artë Evropiane, duke shënuar më shumë gola se…
Një grua ka pësuar lëndime trupore pas një vetaksidenti rrugor në Komoran. Sipas Zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, vetura ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.Hoxha ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit dhe të respektojnë rregullat e trafikut, veçanërisht gjatë periudhave me kufizim të dukshmërisë.“Apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve dhe të respektojnë rregullat e trafikut, posaçërisht gjatë kohës kur kemi kufizim të dukshmërisë”, ka thënë Hoxha.
Një person është plagosur sonte me armë zjarri në Pejë dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në spitalin rajonal.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për Telegrafin se rasti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.“Një person është plagosur me armë zjarri në Pejë dhe po trajtohet në spitalin e përgjithshëm, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë. Plagosja dyshohet se ka ardhur aksidentalisht. Një i dyshuar është duke u intervistuar në stacionin policor”, ka deklaruar Gashi.Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit./Telegrafi/
Numri i personave të konfirmuar të vrarë në të shtënat në plazhin Bondi në Sidnei është rritur në 16, sipas policisë.Midis të vdekurve është edhe një fëmijë, thotë ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park.Nuk është ende e qartë nëse njëri nga personat e armatosur që më parë ishte konfirmuar i vdekur është midis 16 personave.Numri i personave të plagosur dhe në spital është rritur gjithashtu, nga 29 në 40.Kryeministri Anthony Albanese dhe shefat e policisë po mbajnë një konferencë për shtyp.Chriss Minns nga Uellsi i Ri Jugor, Chris Minns, e filloi konferencën duke bërë thirrje për…
Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.Sfida në Rahovec ishte mjaft interesante, ku pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar. Çereku i parë ishte i barabartë duke përfunduar 23:24, derisa vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 21:17, për të shkuar në pushim me rezultat 44:41. Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periodën e tretë, 26:14, ndërsa ‘Vreshtarët’ në dhjetë minutat e fundit ruajtën epërsinë për të fituar 83:71.Te vendasit u dalluan Fisnik Rugova me 25…
Një moment i tensionuar ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, ku këngëtari Labinot Rexha u përfshi në një debat të ashpër me konkurrentët Klodian Mihaj dhe Londrim Mekaj. Debati ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka bërë xhiron e rrjetit.Gjatë përplasjes, Klodiani i drejtohet Labinotit me fjalët: “Ke bërë protestë për të hyrë në Big Brother, a nuk po të vjen marre?”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)Labinoti nuk qëndroi pa përgjigje dhe iu kthye me një replika të fortë: “Ke ardhur të fitosh për…
Burri që heroikisht përballoi dhe çarmatosi një nga sulmuesit në plazhin Bondi ka qenë Ahmed al Ahmed, një pronar 43-vjeçar i një dyqani frutash.Ahmed, i cili mund të shihet në një video i veshur me një bluzë të bardhë, iu afrua njërit prej që shtinte me një pushkë, duke e goditur atë dhe duke i rrëmbyer armën, një akt që shpëtoi shumë jetë të tjera, transmeton Telegrafi.Pastaj, me armën në zotërim të tij, ai e drejton atë nga sulmuesi, i cili tërhiqet drejt një ure ku ishte vendosur një shtënë e dytë aktive. Në një gjest që kombinonte kujdesin dhe…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari