- Prisni pak me fijet e çelëta: Kjo nuancë flokësh do të dominojë vjeshtën
- Akull apo nxehtësi pas lëndimit? Gabimi që mund ta bëni menjëherë pas dëmtimit të muskulit ose kockës
- Çfarëdo që të thuhet – mbetet mbretëreshë e stilit: Victoria Beckham sërish e paarritshme
- Një nga gratë më të fuqishme në botë zbulon talentin e fshehur – befason të gjithë
- Nga një simpati e pafajshme te një çrregullim serioz: A keni dëgjuar për erotomaninë?
- Rrëzimi tronditës i Quincy Promes: Nga futbolli i madh te goditja me thikë e kushëririt, trafiku i kokainës dhe burgu
- Dëshira e fundit e Dolly Parton: Familja të organizojë një ceremoni të vogël dhe private
- “Nuk është hera e parë që kaloj momente të vështira”, fjalët e fundit të Dolly Parton për problemet shëndetësore
Author: korrektpress
Lamborghini ka vendosur të ndryshojë drejtimin për modelin e ardhshëm Lanzador. Fillimisht i konceptuar si një makinë tërësisht elektrike, modeli i prodhimit do të vijë si hibrid plug-in (PHEV).Drejtori ekzekutiv i Lamborghini, Stephan Winkelmann, tha se vendimi është pritur shumë mirë nga klientët, të cilët preferojnë të ruhet motori me djegie të brendshme.Lamborghini ka qenë e hapur për skepticizmin ndaj makinave 100% elektrike. Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se gjenerata e ardhshme e Urus nuk do të jetë elektrike, por do të përdorë teknologji hibride plug-in.Detajet teknike të Lanzadorit ende nuk janë zbuluar, por modeli pritet të përdorë një…
Ish-kryeministri i Estonisë dhe komisioneri evropian, Siim Kallas, ka vdekur në moshën 77-vjeçare. “Me hidhërim duhet të njoftoj se babai im i dashur, Siim Kallas, ndërroi jetë mbrëmë”, njoftoi shefja e punëve të jashtme të BE-së, Kaja Kallas.Politikani estonez ishte komisioneri i parë evropian i vendit, duke filluar nga viti 2004. Ai mori postin e çështjeve ekonomike dhe monetare nën Presidentin e atëhershëm të Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, dhe më vonë shërbeu si zëvendëspresident dhe komisioner i transportit nga viti 2010 deri në vitin 2014.Me profesion ekonomist, Kallas e filloi karrierën e tij si president i Bankës së Estonisë…
Sistemi për pagesën e gjobave të detektuara automatikisht nga sistemi “Safe City” e që kanë të bëjnë me shtetasit e huaj filloi të zbatohet në vendkalimin kufitar në Tabanoc. Mirëpo, është vetëm çështje ditësh kur e njëjta do të fillojë të aplikohet edhe në vendkalimet tjera kufitare, përfshirë edhe Bllacën,.Ministria e Punëve të Brendshme po bën përgatitje për vendosjen e këtij sistemi edhe në vendkalimet e tjera kufitare me qëllim që shtetasit e huaj të cilët kanë kryer shkelje në komunikacion në territorin e vendit të mund të kryejnë pagesat gjatë daljes nga shteti. Nga MPB deri tani nuk kanë…
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm të Kenan Yildizit nga Torino, pavarësisht interesimit të raportuar nga Arsenali.Në ditët e fundit është raportuar se “Topçinjtë” mund të jenë të gatshëm të bëjnë një ofertë të madhe për 21-vjeçarin, me shifrën prej rreth 100 milionë eurosh që është përmendur si vlerë e mundshme e transferimit.Megjithatë, Spalletti nuk duket aspak i shqetësuar nga këto raportime dhe ka bërë të qartë se dëshiron që ylli turk të vazhdojë karrierën në Juventus.“Jam plotësisht i qetë, sepse të punosh me Yildizin është e lehtë për mua. Mund të…
Ngjarja ka ndodhur në Mirditë, gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve.Teksa beteja kundër flakëve vijon, Tv Klan se një ushtar i Forcave të Armatosura ka mbetur i lënduar.Siç mësohet, 28-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë. Për pasojë, ka marrë plagë në kokë.Mësohet se ai po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Nga 24 gushti, miliona përdorues të ChatGPT në 31 vende evropiane do të fillojnë të shohin reklama brenda bisedave me chatbot-in.Reklamat do të shfaqen vetëm në planet Free dhe Go, ndërsa abonentët e Plus, Pro dhe Enterprise do të vazhdojnë ta përdorin ChatGPT pa reklama.OpenAI thotë se reklamat do të jenë qartë të shënuara dhe të ndara nga përgjigjet e chatbot-it, ndërsa reklamuesit nuk do të kenë qasje në bisedat private të përdoruesve. Kompania gjithashtu thekson se reklamat nuk do të ndikojnë në përgjigjet e ChatGPT.Zgjerimi në Evropë ka ngritur shqetësime për privatësinë dhe mundësinë që reklamat e personalizuara të…
Victoria Beckham tërhoqi vëmendjen gjatë një dreke familjare në Bregun e Amalfit, ku u shfaq me një fustan të tejdukshëm ngjyrë jeshile menteje, të veshur mbi bikini. Ajo dhe bashkëshorti i saj, David, shijuan një vakt në restorantin e tyre të preferuar, Lo Scoglio, së bashku me fëmijët Harper dhe Cruz, të dashurën e këtij të fundit, Jackie Apostel, si edhe nënën e Davidit.Gjatë drekës, David u fotografua duke i dhënë një puthje në faqe Victoria-s, ndërsa familja dukej në humor të mirë, shkruan DailyMail. Më pas, ish-futbollisti u kthye në jahtin luksoz të familjes për të shijuar diellin dhe…
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, kanë zhvilluar takim në Tiranë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.Në fokus të takimit ishin çështjet që lidhen me shqiptarët e Luginës së Preshevës, përfshirë mbrojtjen e të drejtave, përfaqësimin politik dhe institucional, arsimin, ruajtjen e identitetit kombëtar, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e të rinjve.Pas takimit, Sinani ka kërkuar hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc, duke e cilësuar këtë si një kërkesë të kahershme dhe një nevojë…
Një cisternë nafte, e sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara nën akuza se transporton produkte të naftës iraniane, është rrëmbyer afër brigjeve të Jemenit dhe është nisur drejt Somalisë. Kjo ngjarje është treguesi i fundit i rishfaqjes së piratëve në Somali.Gjashtë individë të armatosur hipën në kuvertën e Sibu 1, anijes me flamur të Eritresë, më 20 gusht, njoftoi monitoruesi britanik i sigurisë detare, Operacionet Tregtare Detare (UKMTO).Uashingtoni vendosi sanksione ndaj cisternës në dhjetor, duke thënë se ajo i përkiste të ashtuquajturës flotë në hije, e cila përdoret për të shmangur kufizimet ndaj eksporteve iraniane të naftës.Sipas të dhënave të Byrosë…
Bruno Fernandes ka pranuar zhgënjimin e tifozëve të Manchester Unitedit pas humbjes 2-0 ndaj Hull Cityt në ndeshjen hapëse të Ligës Premier.Kapiteni i “Djajve të Kuq” tha se e kupton reagimin e tifozëve, por kërkoi që ata të vazhdojnë të qëndrojnë pranë skuadrës gjatë sezonit.“E kuptoj zhgënjimin. Në çdo sezon që fillon, ne duam të garojmë dhe të shkojmë sa më larg që mundemi, duke fituar çdo ndeshje”, deklaroi Fernandes për TNT Sports.Portugezi theksoi se skuadra ka nevojë për mbështetjen e tifozëve, njësoj si sezonin e kaluar, por pranoi se vetë lojtarët duhet të bëjnë më shumë.“Na duhet mbështetja e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari