Në prag të Prime-it të së hënës, “Big Brother VIP Kosova 5” ka paralajmëruar një surprizë për banorët. Që sonte, dyert e shtëpisë do të hapen për një vizitore, emrin e së cilës produksioni po e mban të fshehtë.
“Sonte një vizitore hyn në shtëpinë e BBVK”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të spektaklit në Instagram.
Detaji që bie në sy është pikërisht fjala “vizitore”. A po hyn ajo për të takuar dikë në veçanti, apo ardhja e saj ka të bëjë me të gjithë banorët? Për këtë, produksioni nuk ka dhënë asnjë të dhënë.
Për publikun, surpriza vjen një natë para spektaklit. Kush do të kalojë pragun e shtëpisë dhe si do ta presin banorët, mbetet të shihet sonte.
Burimi: gazetablic.com ↗

