KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Si të flini pa telefon në dhomën e gjumit, pa humbur telefonatat urgjente?

Si të flini pa telefon në dhomën e gjumit, pa humbur telefonatat urgjente?

Përdorimi i telefonit para gjumit mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit, por shumë njerëz hezitojnë ta largojnë nga dhoma e gjumit nga frika se mund të humbin ndonjë telefonatë urgjente.

Ekspertët e gjumit shpjegojnë se njoftimet, drita e ekranit dhe pritja e vazhdueshme e mesazheve mund ta mbajnë trurin aktiv dhe të shkaktojnë ndërprerje gjatë natës.

Një studim i publikuar në vitin 2018 tregoi se tre në katër pjesëmarrës që e mbajtën telefonin jashtë dhomës për një javë raportuan se flinin më mirë, i zinte gjumi më shpejt dhe ndiheshin më pak të shqetësuar.

Foto ilustruese

Megjithatë, ekspertët nuk rekomandojnë që telefoni të jetë domosdoshmërisht i fikur.

Për personat që duhet të jenë të qasshëm në raste urgjente, sugjerohet aktivizimi i opsionit “Do Not Disturb”, duke lejuar telefonatat nga kontaktet e rëndësishme ose thirrjet e përsëritura nga i njëjti person.

Një tjetër këshillë është largimi gradual i telefonit nga shtrati, fillimisht duke e vendosur në një komodinë më larg dhe më pas jashtë dhomës.

Gjithashtu, rekomandohet përdorimi i një ore tradicionale me alarm, në mënyrë që telefoni të mos jetë i nevojshëm as për t’u zgjuar në mëngjes.

Sipas ekspertëve, edhe ndryshimet e vogla në rutinën e mbrëmjes mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit, pa humbur mundësinë për t’iu përgjigjur telefonatave të rëndësishme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.