Gjykata e Apelit e Kosovës ia ka ulur dënimin Dushko Arsiqit nga 13 në 8 vjet burgim, pas aprovimit të pjesshëm të ankesës së mbrojtjes së tij.
Siç bëhet e ditur në vendimin që ka siguruar Klan Kosova, e që është marrë nga Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, më 5 tetor lidhur me ankesën e paraqitur nga avokati i Arsiqit, Nebojsha Vlajiq, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 25 mars 2026.
Në aktgjykim thuhet se ankesa është aprovuar pjesërisht si e bazuar, ndërsa është ndryshuar vendimi i shkallës së parë sa i përket përshkrimit faktik të veprës penale dhe dënimit, njofton Klankosova.tv.
Dushko Arsiq ishte dënuar për krime lufte kundër popullatës civile.
Burimi: klankosova.tv ↗

