- “Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Deçan, ora e lirisë për çlirimtarët
- Katër raste të personave të zhdukur – detaje nga raporti 24 orësh i Policisë
- Gjermania reagon ndaj videos së publikuar nga ministri izraelit: E tmerrshme, e papranueshme, e neveritshm
- Fieri në betejë me zjarret, 90 ushtarë në terren – ndërhyrje nga ajri
- Moti sot në Maqedoninë e Veriut
- I burgosuri sulmon dy zyrtarë korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë, të tretë marrin tretman mjekësor
- Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë natën e ankthit: Mezi kemi shpëtuar
- Jennifer Lawrence zbulon pse mban shpesh shami në publik: Nuk është për modë
Author: korrektpress
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur ankesë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, me të cilin në rastin “Talir 2”, që lidhet me ndërtimin e selisë së OBRM-PDUKM‑së, u shpall aktgjykim lirues.Nga Prokuroria informuan se prokurori kompetent e ka pranuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe brenda afatit ligjor ka paraqitur ankesë.Para më pak se një muaji, Gjykata Penale solli aktgjykim lirues për ish‑kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ishte i akuzuar në rastin “Talir 2” për ndërtimin e paligjshëm të selisë së OBRM-PDUKM-së. Gjatë arsyetimit të aktgjykimit, gjyqtarja Daniela Aleksovska‑Stojanovska theksoi se vendimi rrjedh nga ndryshimet e Kodit Penal të…
Tetë aeroportet më të mëdha të vendit pajisen me teknologji të re pas rritjes së incidenteve të sigurisë.Gjermania ka nisur instalimin me urgjencë të sistemeve moderne kundër dronëve në aeroportet kryesore të vendit, në një përpjekje për të rritur sigurinë e trafikut ajror dhe për të parandaluar kërcënimet e mundshme.Tetë aeroportet më të mëdha gjermane – Frankfurt, Berlin, Mynih, Düsseldorf, Stuttgart, Hamburg, Leipzig dhe Këln – janë duke u pajisur me teknologji të avancuar për zbulimin dhe neutralizimin e dronëve të paautorizuar.Vendimi vjen pas një serie incidentesh të lidhura me përdorimin e dronëve pranë zonave aeroportuale, shkruan cnn. Rasti më…
Nga MPB informojnë se për disa orë janë regjistruar 222 kundërvajtje të trafikut nga shoferë motorrash, ndërsa 14 janë arrestuar për vozitje të papërgjegjshme.Gjatë ditës së djeshme (05.08.2026), në periudhën nga ora 17:00 deri në 23:00, është zhvilluar një kontroll aksional në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e kundërvajtjeve që kryejnë shoferët e motorrave, ku janë sanksionuar 222 shoferë. Prej tyre, 186 shoferë nuk kishin përdorur kaskë mbrojtëse gjatë vozitjes, 14 shoferë janë privuar nga liria për shkak të kryerjes së veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal, të gjithë kishin vozitur pa leje vozitjeje,…
Humbja e vetëdijes nuk është gjithmonë e padëmshme. Kur shfaqet papritur, gjatë aktivitetit fizik ose shoqërohet me rrahje të çrregullta të zemrës, mund të sinjalizojë një problem serioz kardiak që kërkon vlerësim të menjëhershëmDr. Hajdin Çitaku,KardiologTel. 044 430 834Shumë njerëz përjetojnë të paktën një herë në jetë humbje të vetëdijes, e cila në mjekësi njihet si sinkopë.Në shumicën e rasteve, ajo lidhet me lodhjen, dehidrimin, temperaturat e larta, emocionet e forta ose qëndrimin e zgjatur në këmbë. Megjithatë, në raste të caktuara, mund të jetë sinjali i parë i një sëmundjeje të zemrës, e cila kërkon diagnostikim dhe trajtim të…
Mercedes-AMG ka arritur një rezultat të ri historik me modelin e ri elektrik AMG CLA 45, i cili vendosi rekord në pistën legjendare Nürburgring Nordschleife. Automobili u shpall modeli më i shpejtë në klasën e tij në këtë pistë, duke dëshmuar potencialin e automjeteve elektrike me performancë të lartë.Modeli i ri Mercedes-AMG CLA 45 4MATIC+ përfundoi një xhiro në Nürburgring me kohën 7 minuta e 32.070 sekonda, duke vendosur një rekord të ri për segmentin e automjeteve kompakte elektrike me katër dyer. – YouTube www.youtube.com CLA 45 elektrik është pajisur me një sistem me tre motorë elektrikë, të cilët prodhojnë…
Anëtari i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale, duke thënë se kjo parti mund të luajë rol vendimtar në krijimin e një ekzekutivi të ri.Deklarata e Mustafës vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se kjo parti do të mbetet në opozitë.Përmes një reagimi në Facebook, Mustafa tha se pas zgjedhjeve vendi ka nevojë për përgjegjësi politike dhe vendimmarrje që i shërben interesit shtetëror.“Politika duhet t’u shërbejë qytetarëve, të forcojë shtetin dhe të ruajë partneritetin strategjik me aleatët tanë”, shkroi Mustafa.Sipas tij, PDK-ja është e…
Bordi i Paqes, i krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës, ka dhënë kontratën e parë të ndërtimit në këtë territor palestinez. Projekti parashikon ndërtimin e një baze të përkohshme ushtarake për 150 pjesëtarë, ku do të vendosen ushtarë marokenë.Sipas gazetës britanike The Guardian, kontrata ende nuk është konfirmuar përfundimisht, por i është dhënë kompanisë amerikane Arkel International, e cila më parë ka realizuar projekte për qeverinë amerikane në vende si Iraku.Bordi i Paqes drejtohet nga Trump, ndërsa në udhëheqjen e tij janë edhe Jared Kushner dhe Steve Witkoff. Një zyrtar i komitetit tha se…
Alexandra Leclerc, gruaja e pilotit të Formula 1 të Ferrarit, Charles Leclerc, tërhoqi vëmendjen duke treguar barkun e saj shtatzënë gjatë pushimeve në Sardenjë.Çifti u fotografua në jahtin e tyre me vlerë më shumë se 20 milionë dollarë. Ajo kishte veshur bikini, dhe barku i saj shtatzënë ishte në plan të parë. Të dy ende nuk kanë komentuar publikisht për faktin se së shpejti do të bëhen prindër. Reagimet pasuan në rrjetet sociale.”Fëmija i tyre i dytë është rrugës. Fëmija i parë është qeni i tyre”, “Familje e bukur”, “U uroj vetëm lumturi”, janë disa prej tyre. Ata u martuan…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka kërkuar Ekuadorit që të konsiderojë mundësinë e njohjes së Republikës së Kosovës, gjatë takimit me ambasadorin e ri ekuadorian, Esteban Assar Moscoso Bohman.Ambasadori i Ekuadorit, rezident në Romë, i ka paraqitur sot Letrat Kredenciale presidentit Begaj, në një ceremoni zyrtare në Presidencën e Shqipërisë.Gjatë takimit, Begaj i uroi ambasadorit sukses në misionin e tij diplomatik dhe shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.Sipas Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), kreu i shtetit shqiptar vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në…
Drita është mysafir i skuadrës nga San Marino, Tre Fiori në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.“Intelektualët” shihen si favorit i padiskutueshëm ndërsa zhvillojnë ndeshjen e parë që nga shkarkimi i Zekirija Ramadanit.Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike:Tre Fiori: Nardi; D’Addario, Syku, Sirri, Sancisl; Mancini, Censoni, Sami, Benedictines, Mengucci; PrandelliDrita: Maloku; Krasniqi, Bytyqi, Pëllumbi, Ovouka; Dabiqaj, Limaj; Abazaj, Bl.Krasniqi, Jashari; Manaj. Përballja do të zhvillohet nga ora 21:00./Telegrafi/
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari