KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pengimi i drejtësisë: Thaçi 17 muaj burg, Kilaj bën histori (VIDEO)

Pengimi i drejtësisë: Thaçi 17 muaj burg, Kilaj bën histori (VIDEO)

Është i vetmi i dënuar dy herë, në dy raste të ndara nga kjo Gjykatë Speciale.

Dhe këtë, ish-presidenti Hashim Thaçi e quajti kryekëput politikë, e jo drejtësi.

Megjithatë, me buzëqeshje ironike e dëgjoi shpalljen e aktgjykimit, i cili këtij ia dha 1 vit e 5 muaj burg për tentim të pengimit të drejtësisë.

Në këtë rast nuk dihet ende nëse do t'i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, prej ditës kur u dorëzua fletëarresti për rastin e dytë, më 5 dhjetor 2024. Nga Gjykata deklaruan se kjo varet nëse aktgjykimi me dënim prej 25 vjetësh për rastin e madh, për krime lufte, hyn në fuqi apo jo.

Megjithatë, me këtë çështje nuk merren më të bashkëakuzuarit e Thaçit.

Fadil Fazliut e Bashkim Smakajt, Gjykata vendosi që t'ua llogarisë kohën e kaluar në paraburgim, andaj, ani pse u dënuan me nga 12 muaj burg, do të marrin rrugë drejt Kosovës.

Hajredin Kuqi, që ishte pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit, mori dënim me kusht.

Përveç që do të vijnë në Kosovë, Smajkajt e Kilajt do t'iu kthehen edhe nga 50 mijë euro secilit që i dhanë si dorëzani. E edhe Fadil Fazliut 40 mijë që i dha për këtë punë.

Këtë vendim e mirëpriti prokurorja e specializuar, Kimberly West, duke premtuar se njësojë do të vazhdojë të hetojë dhe ndjekë penalisht të gjitha rastet e pengimit të drejtësisë, për të garantuar ruajtjen e integritetit të procedurave.

Pretendimet e prokurorisë ishin se këta pesë bënë plane gjatë vizitave te Thaçi në qendrën e paraburgimit, nga korriku deri në tetor 2023, për të tentuar pengimin e disa dëshmitarëve përfshirë Bislim Zyrapin, Rrustem Mustafën e Sylejman Selimin që u paraqitën në rastin e parë të Thaçit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.