- Intimiteti në këtë vend mund të ndikojë në shëndet dhe fertilitet
- Why do so many countries want to join the EU, but not the rich countries of Europe?
- Pse kaq shumë shtete duan të anëtarësohen në BE, por jo edhe vendet e pasura të Evropës?
- Kendall Jenner i futet aktrimit, debuton në filmin e shkurtër italian La Passeggiata
- Zjarri në Himarë, turistët mblidhen në breg të detit për t’u larguar nga flakët
- Situatë kritike nga flakët në Levan, Çako: Të shpëtojmë jetët e njerëzve
- Testosteroni pa mungesë të konfirmuar mund ta rrisë rrezikun për zemrën
- Dhjetë vjet nga shenjtërimi i Nënë Terezës, koncert solemn në Katedralen e Prishtinës
Author: korrektpress
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Qershor 2026.Sipas njoftimit bëhet e ditur se numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës ka shënuar rritje gjatë muajit qershor 2026 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Nga të dhënave zyrtare, në qershor të këtij viti në hotele janë regjistruar gjithsej 70.234 vizitorë. Prej tyre, 28.638 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 41.596 ishin vizitorë të huaj.Siç thuhet në njoftim krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve ishte 63.502, këtë vit është shënuar një rritje prej 10,6 për qind.“Në Qershor 2026, numri…
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar pas aksidentit tragjik pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut të Bavarisë, ku humbën jetën tre bashkatdhetarë nga Kosova.Përmes një reagimi publik, Ajeti tha se lajmi për humbjen e jetës së tre shtetasve të Kosovës është pritur me pikëllim të thellë.“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari”, ka shkruar ambasadori. Mediat gjermane publikojnë detaje për aksidentin ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt Ai bëri të ditur se Ambasada…
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” ka njoftuar se nga dita e hënë, 10 gusht të këtij viti, bizneset nuk do të lejohen të dërgojnë mbeturina në mënyrë individuale në Deponinë Sanitare Rajonale në Sferkë të Thatë, pa autorizim paraprak nga kompania.Sipas njoftimit, kjo masë është marrë me qëllim të rregullimit të procesit të menaxhimit të mbeturinave, duke pasur parasysh se KRM “Ambienti” ofron shërbimin e grumbullimit dhe transportit të mbeturinave për klientët juridikë, në bazë të itinerareve dhe kontratave të lidhura.Kompania ka rikujtuar bizneset se janë të obliguara të përdorin shërbimin e grumbullimit të mbeturinave nga KRM “Ambienti”, të kryejnë…
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka nisur sot (e premte) seminarin dyditor të FIFA-s për gjyqtarët e futbollit, i cili po mbahet në Prishtinë.Ky seminar shënon fillimin e përgatitjeve për edicionin e ri garues 2026/27 dhe synon avancimin e njohurive teknike, fizike dhe profesionale të gjyqtarëve kosovarë.Punimet e këtij seminari u hapën nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ndërsa ligjërimet po udhëhiqen nga instruktori i FIFA-s, Alan Snoddy dhe eksperti i përgatitjes fizike Simon Breivik. Programi përfshin temat më aktuale të ndarjes së drejtësisë, ndryshimet në rregullat e lojës për edicionin 2026/27, analizën e incidenteve, përdorimin e VAR-it, integritetin…
Megjithëse deri tani nuk kishte reagime lidhur me mënyrën se si do të procedohet me Kuvend dhe çështjen e presidentit, Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se për zgjedhjen e presidentit të vendit nuk mjafton vetëm vullneti i një partie apo i një shumice parlamentare.Ajo në një postim në Facebook shkruan se Kushtetuta dhe vetë natyra e këtij posti kërkojnë një qasje që e përfshin edhe opozitën.“Presidenti nuk është president i një partie. Është president i Republikës. Prandaj, propozimi i kandidatit duhet të jetë rezultat i një dialogu serioz politik, ku shumica dhe opozita parlamentare duhet të ulen në një…
Në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan është hapur Panairi i Produkteve Ushqimore dhe Artizanale, i organizuar nga Komuna e Lipjanit, i cili për herë të dytë këtë vit sjell para qytetarëve dhe vizitorëve produkte vendore dhe punime artizanale.Sipas njoftimit panairi do të jetë i hapur më 7 dhe 8 gusht, ka për qëllim promovimin e prodhuesve dhe artizanëve lokalë, si dhe prezantimin e vlerave të trashëgimisë kulturore përmes produkteve dhe punimeve tradicionale.Organizimi i këtij aktiviteti gjatë muajit gusht lidhet edhe me ardhjen e shumë bashkatdhetarëve në vendlindje, duke u krijuar atyre mundësi që të njihen më afër me prodhimet dhe…
Një person ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00, në Malishevë.Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.“Malishevë 06.08.2026 – 22:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e sajë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës.”Sot, në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi, nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026.Pres nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Bërvenicës dhe të gjitha organet e angazhuara për zbatimin e këtij vendimi, ta zhvillojnë procesin zgjedhor me profesionalizëm, paanshmëri dhe në respekt të plotë të ligjit dhe procedurave.U bëj thirrje të…
Toyota po përgatit një model të ri supersportiv me dy ulëse, i cili pritet të jetë një nga automjetet më të rralla dhe më ekskluzive të markës japoneze.Bëhet fjalë për një projekt që synon të sjellë një makinë me karakteristika të një supermakine të vërtetë, me fokus te performanca, teknologjia e avancuar dhe përvoja e drejtimit. Toyota ka një histori të gjatë me modelet sportive, ndërsa vitet e fundit ka rikthyer interesin për automjetet me performancë të lartë përmes linjës së saj sportive.Modeli i ri pritet të ketë një konfigurim me dy vende, duke e pozicionuar atë në një segment…
Në ditët kur koha është e kufizuar, zgjedhjet e thjeshta dhe të shijshme e bëjnë organizimin e vakteve shumë më të lehtë. Pashtetat MEKA janë një alternativë praktike për mëngjes, për një vakt të shpejtë gjatë ditës apo për përgatitjen e sanduiçëve që mund të merren me vete.Me teksturë të butë dhe shije të balancuar, ato përhapen lehtë mbi bukë dhe mund të kombinohen me djathë, perime apo përbërës të tjerë, sipas preferencës. Paketimi praktik i bën të përshtatshme për përdorim në shtëpi, në punë, gjatë udhëtimeve apo në pushime.Pashtetat MEKA mund të jenë pjesë e çantës së piknikut, e…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari