Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Mitrovicës, Gazmend Asllani, ka njoftuar nisjen e punimeve në ndërtimin e tri fushave sportive multifunksionale.
Ndërtimet do të zhvillohen në Tunel të Parë, Bare dhe Zhabar, transmeton IndeksOnline.
“Premtimet po i kthejmë në punë konkrete. Me bashkëpunim dhe vendosmëri, po krijojmë kushte më të mira për zhvillimin e sportit në Mitrovicë” shkroi Asllani.
Ky është postimi i plotë i tij:
Tunel i Parë, Bare dhe Zhabar
Së bashku me Kryetarin Faton Peci, Nënkryetarin Enis Osmani dhe Ministrin e Sportit, Blerim Gashani, po vazhdojmë me investime konkrete në infrastrukturën sportive.
Kanë nisur punimet për ndërtimin e tri fushave sportive multifunksionale, duke krijuar hapësira të reja për sport dhe rekreacion, në shërbim të fëmijëve dhe të rinjve tanë.
Premtimet po i kthejmë në punë konkrete. Me bashkëpunim dhe vendosmëri, po krijojmë kushte më të mira për zhvillimin e sportit në Mitrovicë.

