KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Sulmohet për herë të dytë tankeri me gaz pranë Omanit, një marinar indian rezulton i zhdukur

Sulmohet për herë të dytë tankeri me gaz pranë Omanit, një marinar indian rezulton i zhdukur

Autoritetet indiane kanë konfirmuar një sulm të dytë ndaj cisternës së gazit të lëngshëm të naftës (LPG) “Tara Gas”, e cila lundron nën flamurin e Panamasë, pranë brigjeve të Omanit.

Pamjet e publikuara nga llogaria @live_ais_com tregojnë flakë dhe sasi të mëdha tymi të zi që ngrihen nga anija, transmeton Telegrafi.

Ministri indian i Transportit Detar, Sarbananda Sonowal, tha se sulmi e detyroi të gjithë ekuipazhin ta braktiste cisternën. Nga 25 anëtarët e ekuipazhit, 24 janë lokalizuar, ndërsa një marinar indian vazhdon të konsiderohet i zhdukur.

Ministria e Jashtme e Indisë njoftoi se dy pjesëtarë të plagosur të ekuipazhit janë dërguar në spital, ndërsa të tjerët janë evakuuar në breg, në Khasab të Omanit.

Sipas agjencisë britanike për Operacionet Tregtare Detare (UKMTO), cisterna ishte goditur për herë të parë të hënën, rreth orës 19:00 UTC, afërsisht shtatë milje detare në veri të Khasabit.

Sulmi i parë e nxori anijen jashtë funksionit dhe shkaktoi zjarr në dhomën e motorëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.