Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, është rikthyer të flasë për largimin e tij nga Real Madridi në vitin 2013, duke zbuluar arsyen e vërtetë pas vendimit për t’i dhënë fund aventurës në “Santiago Bernabeu”.
Edhe pse kishte mundësinë të vazhdonte drejtimin e “Los Blancos”, tekniku portugez ka theksuar se vendimi i tij erdhi si rezultat i dashurisë dhe respektit që kishte për klubin madrilen, duke vlerësuar se cikli i tij aty kishte përfunduar, shkruan IndeksOnline.
“Në vitin 2013, mund të kisha qëndruar te Real Madridi, por u largova nga dashuria për klubin. Ndjeva se skuadra nuk kishte më nevojë për dikë si unë”, ka deklaruar Mourinho.
Portugezi e drejtoi Real Madridin gjatë periudhës 2010–2013, duke fituar një titull të La Ligës me rekordin historik prej 100 pikësh, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës, përpara se të rikthehej te Chelsea në verën e vitit 2013. /IndeksOnline/

