KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Vdes i plagosuri në Suharekë

LAJMI I FUNDIT: Vdes i plagosuri në Suharekë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

Pas të shtënave me armë zjarri, një person është plagosur e më pas edhe ka humbur jetën.

Për plagosjen detaje ka dhënë Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se një i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.

“Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij. Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.