KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kunata e deputetes së VV-së, Arjeta Fejza punësohet në ATK

Kunata e deputetes së VV-së, Arjeta Fejza punësohet në ATK

Gresa Ramanaj, e cila është kunata e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, është përzgjedhur si kandidate fituese në një konkurs të Administratës Tatimore të Kosovës.

Sipas rezultateve të publikuara nga ATK-ja, Ramanaj ka fituar pozitën e zyrtares për recepsion në rajonin e Mitrovicës, raporton lajmi.net

Në dokumentin e publikuar nga ky institucion, ajo figuron si kandidate fituese me gjithsej 96 pikë.

Nga këto, 47 pikë i janë vlerësuar në testimin me shkrim, ndërsa 47 të tjera në intervistën me gojë, sipas të dhënave të raportuara.

Ramanaj është bashkëshortja e Rejhan Fejzës, vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Arjeta Fejza.

Punësimi i saj vjen në kohën kur në opinionin publik janë ngritur diskutime për punësimin e familjarëve të zyrtarëve politikë në institucionet shtetërore.

Së fundmi, në media janë publikuar edhe raportime për punësimin e personave me lidhje familjare me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Kujtojmë se luftimi i nepotizmit dhe garantimi i punësimit mbi bazën e meritës kanë qenë ndër zotimet publike të Vetëvendosjes para ardhjes në pushtet.

Megjithatë, vetëm lidhja familjare me një deputete nuk dëshmon se procedura e rekrutimit ka qenë e parregullt apo se ka pasur ndërhyrje politike./Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.