Agim Ademi nuk përton të shfaqet në opinion, duke i prezantuar me krenari prurjet e reja te Kosova.
Madje, edhe lojtarët e Kombëtares kur ka grumbullim del dhe i pret, sikur të vuante nga dëshira për protagonizëm dhe autoritet.
Por mburrja për prurjet e reja sa për t’i qitur hi syve opinionit, duket se nuk po i “dhez” shumë kreut të futbollit kosovar.
Kjo pasi rezultatet në fushë po mungojnë. Kosova mbrëmë rrezikoi seriozisht për të rënë nga Liga B, ku mbetëm vetëm falë Austrisë, e cila e ndali Izraelin.
Është e vërtetë se lojtarët po vijnë, por ku janë rezultatet zotëri? Në nëntor, krejt ekipet kombëtare të Kosovës dëshpëruan dhe dështuan të fitonin.
Kombëtarja A i bëri dy paraqitje të zbehta, ndaj Izraelit dhe kundër Irlandës.
Është koha për të reflektuar, është koha për llogaridhënie, por edhe për përgjegjësi.
Tash do të jemi në vazon e tretë në kualifikimet e Euro 2028 dhe gjithçka do të jetë më e vështirë pasi do t’i kemi dy kundërshtarë më të fortë se ne dhe kualifikimi është bërë më i vështirë.
Të gjithë urojmë që të kualifikohemi në Evropianin e ardhshëm, por nëse kjo nuk ndodh, do të ishte një dështim i pafalshëm. /Zëri

