KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyra për Rikthimin e Aseteve dhe përfaqësuesit e Institutit të Bazelit diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e punës së Zyrës për Rikthim të Aseteve

Zyra për Rikthimin e Aseteve dhe përfaqësuesit e Institutit të Bazelit diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e punës së Zyrës për Rikthim të Aseteve

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh prokuror në zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, ka zhvilluar takim virtual me përfaqësuesit e Institutit të Bazelit, Rita Simões nga ekipi i kërkimit dhe politikave të ICAR-it, Peter Wilson bashkëdrejtues i programit nga Instituti i Bazelit për Qeverisje, ndërsa prezent kanë qenë eksperti Albert Avdiu dhe Betim Nimani.  

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e realizuara nga Zyra për Rikthimin e Aseteve gjatë periudhës së fundit, sfidat e evidentuara, si dhe progresin e arritur në fushën e identifikimit, gjurmimit, sekuestrimit dhe rikthimit të aseteve të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

Vëmendje e veçantë iu kushtua shqyrtimit të koncept-dokumentit për nevojën e hartimit dhe miratimit të Ligjit për Rikthimin e Aseteve.

U theksua se krijimi i një kornize të qartë ligjore është thelbësor për rritjen e efikasitetit institucional në trajtimin e rasteve që lidhen me pasuritë e përfituara nga veprimtaritë e kundërligjshme, si dhe për harmonizimin me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Po ashtu, gjatë takimit te dyja palët u zotuan  për vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të realizimit të interesave te përbashkëta me qëllim të luftimit të kriminalitetit, si dhe ofrimi i mbështetjes për Zyrën për Rikthimin e Aseteve përmes organizimit të vizitave studimore, trajnimeve profesionale dhe ofrimit të ekspertizës së specializuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.