- Viti i ri shkollor – cilat vende të BE-së i paguajnë më mirë mësuesit?
- “Nuk dua myslimanë në Amerikë”, trondit djali i themeluesit të Hamasit
- Rita Ora shfaqet provokuese në imazhet e fundit, mahnit me dukjen elegante dhe sensuale
- Sekuestrohen 11 motoçikleta në Pejë për kundërvajtje në komunikacion
- Qeveria çaktivizoi llogari aktive të protestës? Rama: S’kemi aftësi teknike për të kryer të tilla operacione
- Mass production in Germany – new drones for Ukrainians will reach up to 1500 km
- Prodhim masiv në Gjermani – dronët e rinj për ukrainasit do të arrijnë deri në 1500 km
- From “political assassinations” to “emigrant clashes”: Secret services’ versions of the murder of Kadri Zeka and the Gërvalla brothers
Author: korrektpress
Senati amerikan e konfirmoi të shtunën herët Todd Blanche si Prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së me 50 vota pro dhe 49 kundër, pas një procesi të debatueshëm dhe të pasigurt në Uashington.Blanche, ish-avokat personal i presidentit amerikan, Donald Trump, kishte drejtuar më parë Departamentin e Drejtësisë në cilësinë e ushtruesit të detyrës. Me konfirmimin nga Senati, ai merr mandat të plotë për të vazhduar zbatimin e agjendës së administratës.Votimi tregoi ndarjet e thella në Senat, pasi kundër Blanche votuan të gjithë senatorët demokratë, si dhe dy senatore republikane – Susan Collins nga Maine dhe Lisa Murkowski nga Alaska.Kandidatura e tij…
Një furgon me targa të Maqedonisë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm pranë rrugës që çon drejt Kemishtajt, në afërsi të Lushnjës, në Shqipëri. Automjeti transportonte një ngarkesë me zogj nga Maqedonia e Veriut.Shoferi e ka vërejtur zjarrin pasi kishte dalë nga autostrada.Pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës i Lushnjës ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve, të cilat kishin përfshirë kabinën e automjetit.Pavarësisht ndërhyrjes në kohë, dëmet janë të konsiderueshme. Një pjesë e madhe e ngarkesës është dëmtuar, ndërsa më shumë se gjysma e zogjve kanë ngordhur.Sipas vlerësimeve paraprake të shërbimit zjarrfikës në…
“Të qenit nënë është superfuqia ime”, Meghan Markle tregon se si Lilibet e bën të ndihet e guximshme
Meghan Markle ka folur hapur për rolin e saj si nënë dhe ndikimin që vajza e saj, Lilibet, ka në jetën e saj, teksa po promovon dokumentarin e ri “Cookie Queens”.Në një intervistë me revistën InStyle, Dukesha e Sussex-it, 45 vjeçe, u pyet se cila është “superfuqia” e saj dhe përgjigjja ishte e menjëhershme: “Të jesh nënë”. Meghan tha se beson se nënat kanë një forcë të veçantë, pasi përpiqen të balancojnë shumë role njëkohësisht, me “hir dhe vendosmëri”. Kur u pyet se çfarë e bën të ndihet e guximshme në momentet kur dyshon te vetja, Meghan përmendi vajzën e…
Futbollistet e Mitrovicës kanë shënuar një tjetër sukses në arenën evropiane, duke siguruar vazhdimin e garave pas fitores 2-1 ndaj skuadrës së njohur hungareze, Ferencvarosh.Ndeshja u zhvillua sot (e shtunë) paradite në Budapest dhe ishte e vlefshme për vendin e tretë në mini-grupin e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Me këtë fitore, Mitrovica siguroi të drejtën për të vazhduar garat në raundin e parë kualifikues të “Europa Cup”, që përfaqëson nivelin e dytë të garave evropiane për klubet e futbollisteve.Ferencvaroshi kaloi në epërsi në minutën e 68-të, duke e vështirësuar situatën për skuadrën kosovare. Megjithatë, Mitrovica reagoi…
Pas situatës së tensionuar në Kuvend, në seancën konstituive ku u sulmua me vezë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nga deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj kanë reaguar nga LVV-ja.Deputeti Dimal Basha në një postim në Facebook shkruan se kryeministri i fton për diskutim e marrëveshje, këta sulmojnë e ofendojnë. Ndërpritet seanca, nuk ka emër për kryeparlamentar – hidhen vezë në drejtim të Kurtit “Kryeministri i fton për diskutim e marrëveshje, këta sulmojnë e ofendojnë! Edhe kush? Këta që Radojçiçin e pritshin në kryeministri e Listën Serbe e mbajshin në qeveri. Marrëzitë nuk kanë fund, por as populli nuk jau…
Polonia ka forcuar ndjeshëm pozitën ekonomike në Evropë, duke u bërë ekonomia e gjashtë më e madhe në Bashkimin Evropian. Rritja e shpejtë ekonomike ka bërë që vendi të ngjitet në renditje dhe të lërë pas disa ekonomi të njohura evropiane.Prodhimi i Brendshëm Bruto i Polonisë po i afrohet tashmë shifrës prej 1 trilion eurosh, ndërsa ekonomia e vendit vazhdon të zgjerohet me ritme të shpejta.Në renditjen e re të ekonomive të BE-së, Polonia ka kaluar Belgjikën, Suedinë, Irlandën dhe Austrinë, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.Pesë ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Evropian mbeten të pandryshuara. Në krye…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, në një deklaratë të shkurtër për media pas ndërprerjes së seancës i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit.Lushaku tha se kjo është papërgjegjësi totale nga Lëvizja Vetëvendosje. “Besimin që na kanë dhënë si deputetë na kanë dhënë t’i konstituojmë institucionet, por po e shohim papërgjegjësi totale nga LVV që nuk po gjen mënyrën që ta kryejë detyrën e vet… Thirrje qytetarëve që ta shohin këtë pamje që Kuvendi nuk arrin të konstituohet”.
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ka deklaruar se situata e krijuar politike në Kosovë është pasojë e mungesës së përgjegjësisë së pushtetit ndaj qytetarëve.Pas shtyrjes së radhës të seancës, Tahiri e ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se institucionet e Kosovës po keqpërdoren prej tij tash e 18 muaj.“Është për keqardhje abuzimi që po u bëhet institucioneve të Kosovës nga Albin Kurti tash e 18 muaj”, ka deklaruar Tahiri.Sipas tij, ndonëse skenarët politikë ndryshojnë vazhdimisht, vendi vazhdon të përballet me krizë institucionale. Ndërpritet seanca, nuk ka emër për kryeparlamentar – hidhen vezë në drejtim…
Po bëhen gati gjashtë muaj nga caktimi i arrestit shtëpiak për kutinë e zezë të BDI-së, Artan Grubin, në rastin “Lotaria”, ndërsa nga aktakuza ende s’ka nam e nishan. Më 22 gusht skadon afati maksimal i kësaj mase, kurse Prokuroria vazhdon me hapa breshke, qëndron në kumtesën e VLEN-it.VLEN ka ngritur dyshime se mos vallë Artan Grubi është rrëfyer për shumëçka, prandaj edhe çështja po zvarritet. “Ndërkohë, pluhur ka zënë edhe dosja për të cilën Grubi përfundoi në listën e zezë amerikane dhe opinioni me të drejtë pyet se ku ka mbërritur kjo çështje.Partneri ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të…
Babai i aktores Reese Witherspoon, John Draper Witherspoon, 84 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital në Nashville pas një incidenti pranë pishinës në apartamentin e tij.Sipas raportimeve, John u gjet i shtrirë me fytyrë përtokë pranë pishinës pasi një banor i ndërtesës e pa nga ballkoni dhe njoftoi menjëherë portierin. Ky i fundit, së bashku me menaxherin e ndërtesës, iu afrua dhe e gjeti ende të vetëdijshëm, shkruan DailyMail. “Dr. Witherspoon, a je mirë?”, thuhet se e kanë pyetur ata, ndërsa ai reagoi duke hapur sytë. Menjëherë pas kësaj u thirrën shërbimet e urgjencës dhe 84-vjeçari u transportua në…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari