KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Masat e sigurisë s’u respektuan, Inspektorati ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

Masat e sigurisë s’u respektuan, Inspektorati ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë masa ndaj një objekti ndërtimi në Gjakovë, ku gjatë inspektimit janë evidentuar parregullsi në zbatimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit të IQP-së, pas konstatimit të parregullsive, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë, transmeton IndeksOnline.

“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë angazhimin për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve. Siguria dhe shëndeti në punë janë përgjegjësi që duhet të respektohen në çdo vend pune”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.