- Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën e të dënuarve për “27 Prillin”, nuk do të ketë rigjykim
- QKMK njofton për bllokim të mundshëm në Jarinjë nesër – këshillohet kujdes në qarkullim
- Fetoshi: Serbia po e nxit “anti-normalizimin” me luftë narrative kundër Kosovës
- Adhurues të Skyline, mblidhuni: dikush po shet një koleksion të veturash të rralla R34 GT-R
- Të bërtitura dhe panik, zbulohet e vërteta për rastin alarmues në Ferma VIP
- A jeni lindur në këta muaj? Thuhet se këta njerëz përballen me më shumë pengesa në jetë
- PlayStation 6 mund të ofrojë të paktën tri herë më shumë performancë se PS5
- Macron: SHBA-të dhe Irani ‘duhet të qetësohen’ dhe t’i trajtojnë bisedimet e Hormuzit në mënyrë diplomatike
Author: korrektpress
Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, është përfshirë në një hetim të gjerë për drogë në Istanbul, i cili ka goditur disa figura të njohura publike dhe biznesmenë. Si pjesë e këtij operacioni, ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti, ndërsa 14 persona të tjerë janë arrestuar menjëherë gjatë një operacioni të koordinuar. Ky hetim, i udhëhequr nga Prokuroria e Stambollit dhe Drejtoria për Krimet Narkotike, ka përfshirë gjithsej 16 të dyshuar. Hande ErçelPas lajmit për urdhrin e arrestit, aktorja ka bërë deklaratën e saj të parë. Ajo tha se ndodhet jashtë vendit për arsye studimi dhe se ka mësuar…
Forcat ukrainase kanë dëmtuar një akullthyes ushtarak rus në portin e Vyborgut në Detin Baltik, gjatë një sulmi masiv gjatë natës, raportoi Shtabi i Përgjithshëm më 25 mars.Sulmi është sulmi i parë i njohur i suksesshëm ndaj anijes ushtarake ruse në Detin Baltik, pothuajse 1,000 kilometra larg territorit ukrainas, transmeton Telegrafi.Anija, e identifikuar nga Shtabi i Përgjithshëm si akullthyesja patrulluese “Pruga”, e operuar nga krahu i rojeve kufitare të policisë sekrete FSB të Rusisë, ishte ankoruar në kantierin detar të qytetit kur u godit, tha Shtabi i Përgjithshëm.Fotografitë që thuhet se janë bërë dhe janë postuar në Telegram, tregojnë një…
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka emëruar Bajram Kafexhollin ushtrues detyre të Sekretarit të Përgjithshëm të ministrisë.Sipas njoftimit, ky emërim vjen në kuadër të përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e reformave në këtë dikaster.“Ky emërim vjen në funksion të ndryshimeve që po bëjmë dhe të forcimit të kapaciteteve të Ministrisë me qëllim të rritjes së efikasitetit për të avancuar prioritetet tona. Ne jemi të përkushtuar për reforma të vazhdueshme në kthimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka deklaruar ministrja Pacolli.Në fund, ajo i ka uruar detyrën e re Kafexhollit, duke i dëshiruar suksese…
Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e akuzuar për përjashtim të qëllimshëm të tifozëve më të zjarrtë nga stadiumi.Sipas tyre, biletat nuk po shpërndahen mbi bazën e meritës, por përmes lidhjeve dhe interesave, ndërsa ngrenë dyshime edhe për mënyrën se si agjenci turistike kanë siguruar bileta për ndeshjen në Varshavë.Ata e lidhin këtë situatë edhe me qëndrimin e tyre kundër organizimit të Euro 2027 me Serbinë, duke e cilësuar si arsye të përjashtimit.Në fund, theksojnë se mungesa e tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në atmosferë, por pavarësisht gjithçkaje, mbështetja për Kombëtaren mbetet e…
Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV), ka kundërshtuar vendimin e Presidentes për ta referuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).Sipas DnV-së, ky veprim rrezikon të vonojë kompletimin e këtij institucioni në një moment kur funksionaliteti i tij është thelbësor për integritetin e proceseve zgjedhore.Në reagim thuhet se përbërja e KQZ-së është e përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe ligj, përmes një modeli strikt të përfaqësimit që nuk lidhet drejtpërdrejt me rezultatin zgjedhor apo peshën politike të subjekteve.“Ky model nuk lidhet drejtpërdrejtë me rezultatin zgjedhor apo peshën politike të…
Gjykata Supreme e Kosovës, në çështjen juridike të konfliktit administrativ me numër P.A.nr.1/2026, ka marrë aktgjykim me të cilin aprovon si të bazuar kërkesëpadinë e paditësit Sh.S., kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) – Departamenti i Pensioneve.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragrafin 5 të nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2015 (MPMS), i cili rregullon kategorizimin e shfrytëzuesve të pensionit kontribut-pagues sipas strukturës kualifikuese dhe kohëzgjatjes së pagesës së kontributeve.”Gjykata vlerëson se dispozita e kontestuar, e cila kërkonte që dëshmitë për kualifikim…
Ndërmarrja Publike KRM “Pastrimi” ka njoftuar se ka realizuar largimin e mbeturinave vëllimore dhe inerte në rrugën “Sami Frashëri” në Prishtinë, në kuadër të angazhimeve për mirëmbajtjen e pastërtisë në hapësirat publike.Përmes një njoftimi, kjo ndërmarrje u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në menaxhimin e mbeturinave vëllimore, si mobilje apo pajisje shtëpiake, duke mos i hedhur ato pranë kontejnerëve të lagjeve.“Të gjithë ju që nuk jeni të sigurt se ku duhet t’i hidhni mbeturinat vëllimore, ju lutemi që të kontaktoni shërbimet përkatëse për largimin e tyre në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftim.Sipas KRM “Pastrimi”, qytetarët mund…
“Në Maqedoni, qytetarët kanë qëndrim të qartë, rreth 80 përqind nuk duan që Kushtetuta të ndryshohet, por pothuajse 70 përqind janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo krijon një dilemë të vështirë për politikanët, si ta pajtojnë vullnetin e popullit me detyrimet ndërkombëtare”, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në ligjëratën me temën “Mbi paradokset e integrimit evropian të Maqedonisë” në Fakultetin Juridik në Zagreb.Ajo theksoi se historia tregon se vendi di të ndërmarrë hapa të vështirë, por të rëndësishëm dhe se Maqedonia është i vetmi vend që ka ndryshuar emrin e saj.Presidentja, siç njofton AIM, theksoi se në marrëdhëniet diplomatike shpesh…
Kombëtarja e Kosovës ka zbarkuar sot (e mërkurë) në Bratislavë, aty ku të enjten do të ndeshet me Sllovakinë në kuadër të ‘play-off’-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026. ‘Dardanët’ kanë udhëtuar me dy mungesa tejet të rëndësishme siç janë ato të kapitenit Amir Rrahmani dhe mesfushorit Leon Avdullahu. Ekipi kombëtar nuk do të kryejë stërvitjen përfundimtare gjatë ditës së sotme dhe këtë do ta bëjnë si zakonisht nesër në mëngjes.Konferenca për shtyp e përzgjedhësit Franco Foda do të mbahet në pasdite, ndërsa Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo lajm në kohë reale.Ekipi i Telegrafit ndodhet në…
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.Takimi Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, e mërkurë, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.Në këtë ndeshje, interesimi është shumë i madh, sidomos nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë blerë të gjitha biletat. “Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari