KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Anëtarësimi në BE, Shqipëria do të mbyllë edhe pesë kapituj brenda dhjetorit

Anëtarësimi në BE, Shqipëria do të mbyllë edhe pesë kapituj brenda dhjetorit

Shqipëria do të mbyllë edhe pesë kapituj të tjerë të negociatave deri më 15 dhjetor kur në Bruksel të mbahet mbledhja e ministrave për çështjet evropiane.

Lajmi u bë publik në Athinë në tryezën e miqve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria ka mbyllur tashmë katër kapituj brenda një kohe të shkurtër.

E pranishme në këtë takim komisionerja Marta Kos tha se Shqipëria dhe shtetet e tjera pararojë po japin rezultate konkrete me reformat.

“Më në fund, 23 vjet pas Samitit të Selanikut, po shohim rezultate konkrete me zgjerimin e BE-së. Në grupin e katër vendeve që kryesojnë procesin, dy janë nga Ballkani Perëndimor: Mali i Zi dhe Shqipëria; Shpresoj se kjo do t’i inkurajojë edhe të tjerët që të arrijnë rezultate të njëjta. Kemi mundësi të mirë për të ecur përpara pasi zgjerimi është sërish një prioritet për Bashkimin Evropian. Është e qartë se vetëm vendet që zbatojnë reformat mund të përparojnë. Dhe kur flas për reformat, theksi kryesor, natyrisht, vihet te çështjet thelbësore”, tha Kos.

Në këtë takim, kryediplomati grek Jerapetritis theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe respektit për të drejtën ndërkombëtare si pjesë thelbësore e procesit të integrimit dhe një kusht themelor sipas tij për stabilitetin e rajonit.

Greqia do të ketë presidencën e Këshillit Evropian në gjysmën e dytë të vitit 2027 pas Lituanisë./Tv Klan

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.