Një zjarr ka përfshirë një pjesë të rezidencës luksoze të aktorit të njohur Will Smith në Calabasas të Kalifornisë, me vlerë të raportuar prej 42 milionë dollarësh.
Flakët përfshinë një ndërtesë të vogël brenda pronës, ndërsa në vendngjarje mbërritën ekipet zjarrfikëse dhe forcat e policisë. Fatmirësisht, zjarri është vënë nën kontroll.
Sipas raportimit të Page Six, autoritetet u njoftuan rreth mesnatës së të hënës, më 23 nëntor. Zyra e Sherifit të Qarkut të Los Angeles konfirmoi se ndërhyrja për shuarjen e flakëve kishte përfunduar dhe situata ishte vënë nën kontroll.
Blaze erupts at Will Smith and Jada Pinkett Smith’s $42M estate 💔 https://t.co/yI7FXrUEIE
— TMZ (@TMZ) November 23, 2026
Pamjet e siguruara nga media amerikane tregojnë disa automjete zjarrfikëse në pronën e aktorit, ndërsa tymi dilte nga ndërtesa e përfshirë nga flakët. Në video shihen gjithashtu automjete që hyjnë në rezidencë përmes portës kryesore.
Ky nuk është rasti i parë kur prona e Will Smith dhe bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith, përballet me probleme të ngjashme. Në vitin 2021, një tjetër zjarr dëmtoi banesën, pasi kishte nisur në bodrumin e saj. Në atë kohë, rezidenca ishte në proces rinovimi.
Edhe në janar të vitit 2025, familja u detyrua të largohej përkohësisht nga banesa për shkak të zjarreve shkatërruese në zonën e Palisades.
Rezidenca luksoze prej 42 milionë dollarësh
Will Smith e bleu pronën në Calabasas në vitin 2003. Rezidenca, e cila ka gjashtë dhoma gjumi dhe 13 banjo, përfundoi së ndërtuari në vitin 2010.
Një vit më vonë, çifti e nxori atë në shitje për 42 milionë dollarë, por në fund vendosi të mos e shiste.
Ndërkohë, jeta private e çiftit ka qenë shpesh në vëmendjen e mediave. Në vitin 2023 u raportua se Will Smith dhe Jada Pinkett Smith kishin jetuar të ndarë prej disa vitesh, megjithëse nuk kishin bërë një njoftim zyrtar për ndarjen.
Megjithatë, sipas një raportimi të revistës People në korrik, aktorja ishte rikthyer në banesën e tyre të përbashkët. Një burim pranë çiftit deklaroi se ata ishin të lumtur, të dashuruar dhe vazhdonin të mbështesnin njëri-tjetrin.
Will Smith and Jada Pinkett Smith: Blaze erupts at actors’ $42 million estate.
🎥: Backgrid https://t.co/2iLd1n5VsT
— TMZ (@TMZ) November 23, 2026

