Author: korrektpress

Xabi Alonso ka nisur planin për ta reduktuar numrin e qendërmbrojtësve te Chelsea, me Trevoh Chalobah që është bërë largimi i parë në kuadër të këtij operacioni.Tekniku spanjoll dëshiron që numri i qendërmbrojtësve në skuadër të zbresë në vetëm katër ose pesë, pasi ardhja e Maxence Lacroix e kishte çuar numrin e tyre në 10 futbollistë të ekipit të parë.Alonso kishte deklaruar muajin e kaluar se synonte ta përgjysmonte këtë numër dhe tashmë Chelsea ka nisur të veprojë në këtë drejtim, me shitjet që pritet të jenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit të afatit kalimtar.I pari që…

Read More

Të rinjtë nga Kosova dhe rajoni po tregojnë interesim të madh për studimet Master në UBT, duke zgjedhur programe të orientuara drejt specializimeve, zhvillimit profesional dhe ndërtimit të një karriere të qëndrueshme, duke përfituar njëkohësisht nga fleksibiliteti i studimeve dhe përshtatja e tyre me angazhimet profesionale.Me një ofertë të gjerë akademike, UBT u mundëson studentëve të zgjedhin ndërmjet fushave të ndryshme, nga biznesi dhe teknologjia, deri te inxhinieria, drejtësia, arkitektura, shkencat politike, psikologjia, shëndetësia, ushqimi, bujqësia dhe fushat e tjera profesionale.Programet në nivelin Master në UBT: Menaxhment, Biznes dhe EkonomiFinTech dhe Menaxhimi i InovacionitInxhinieri e Ndërtimit dhe InfrastrukturëShkenca Kompjuterike dhe…

Read More

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka deklaruar se në kuadër të kontrolleve dhe analizave të produkteve ushqimore janë konstatuar raste të pranisë së vajit të palmës në disa produkte të qumështit që shiten në tregun e Kosovës.Muja ka thënë se pas publikimit të informacioneve për produktet ushqimore kishte nxjerrë vendim dhe i ishte drejtuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) që të inspektojë tregun, t’i analizojë produktet dhe, nëse ato rezultojnë të papërshtatshme, të tërhiqen nga tregu.“Pas publikimit të ushqimit, ditën kur e kam nxjerrë vendimin, i jam drejtuar AUV-së që të inspektojë tregun, t’i analizojë produktet dhe,…

Read More

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht5,81 % në raport me vendimin e datës 4.8.2026.Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 4,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 8,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 6,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i…

Read More

Çmimet e naftës u rritën sot pasi kërkesat e Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit ngritën shqetësime për ndërprerjet e zgjatura në tregjet globale të energjisë.Marrëdhëniet e së ardhmes standarde ndërkombëtare të naftës së papërpunuar Brent për ofrimin e tetorit u rritën me 1.09 për qind në 84.46 dollarë për fuçi ndërsa kontratat e së ardhmes në SHBA West Texas Intermediate për shtator u rritën me 0.84 për qind në 78.84 dollarë.Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha të dielën se rruga strategjike ujore nuk do të rihapet derisa Washingtoni të përmbushë kushtet, përfshirë lehtësimin e sanksioneve dhe pagesën…

Read More

Tre shqiptarë kanë arritur sërish të zënë vend në formacionin e më të mirëve për xhiron e fundit në kuadër të elitës së futbollit zviceran.Donat Rrudhani shkëlqeu prapë për Sionin, ku kësaj radhe realizoi një eurogol në stilin vollej për ta lënë të shtangur portierin e Vaduzit.Te Vaduzi, vend në formacionin e më të mirëve zuri qendërmbrojtësi Liridon Berisha, i cili zhvilloi një paraqitje mahnitëse për ta ndihmuar ekipin e tij të merr një pikë te Sioni.Në anën tjetër, portieri Simon Simoni i Luzernit ishte ndër më të vlerësuarit nga “SofaScore” me notën 9.1, ku me pritje të njëpasnjëshme ia…

Read More

Jennifer Garner dhe partneri i saj prej vitesh, John Miller, u fotografuan së bashku në një dalje të rrallë në Los Angeles, teksa shëtisnin qentë e tyre në lagjen Brentwood.Aktorja 54-vjeçare dhe biznesmeni shijuan një pasdite të qetë në Kaliforninë Jugore, të veshur në mënyrë sportive. Garner kishte zgjedhur një bluzë gri, geta të errëta, çizme, kapelë bejsbolli dhe syze dielli, ndërsa Miller u shfaq me një bluzë gri dhe xhinse, shkruan DailyMail. Çifti, i cili ka preferuar ta mbajë lidhjen larg vëmendjes së publikut, u pa duke shëtitur secili nga një prej dy qenve të tyre. Dalja vjen vetëm…

Read More

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besiana Musmurati, ka njoftuar se fusha e re sportive në Barilevë është përfunduar dhe tashmë është në dispozicion të fëmijëve, të rinjve dhe gjithë komunitetit.Musmurati ka bërë të ditur se së bashku me Granit Gecin ka vizituar nga afër hapësirën e re sportive, duke theksuar se ajo tashmë është mbushur me aktivitete dhe jetë.“Fusha e re e Barilevës është gati! Një hapësirë që prej sot u takon fëmijëve, të rinjve dhe krejt komunitetit”, ka shkruar Musmurati.Ajo ka theksuar se investimet e Komunës së Prishtinës po orientohen edhe në lagje dhe fshatra, me synimin që projektet…

Read More

Harry Kane është shpallur fitues i Këpucës së Artë të Evropës për sezonin 2025/26, pasi ishte golashënuesi më i mirë në kampionatet evropiane.Sulmuesi anglez e fitoi këtë çmim për herë të dytë në karrierë, pasi kishte triumfuar edhe në sezonin 2023/24. Kane e siguroi trofeun pasi shënoi 36 gola në Bundesliga gjatë sezonit të kaluar, duke lënë pas konkurrencën për çmimin prestigjioz.Me këtë sukses, Kane i bashkohet një grupi të veçantë të futbollistëve që kanë fituar Këpucën e Artë të Evropës më shumë se një herë. Vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar këtë trofe më shumë herë…

Read More

MPB Maqedoni njofton se pas konstatimeve të mëparshme dhe masave të ndërmarra, më 08.08.2026 rreth orës 22:00, në rr. „Shtipski Sokak“, nëpunës policorë të Seksionit për Tregti të Palejuar të Drogës dhe Armëve pranë SPB Shtip i kapën në flagrancë personat M.B. dhe M.Xh.U. (24) nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, duke i shitur marihuanë F.R. (23) nga Shtipi. Me këtë rast, është privuar nga liria F.R. dhe tek ai është gjetur marihuanë. Ndërsa, M.B. dhe M.Xh.U. kanë ikur, por pas pak kohe M.Xh.U. është kapur dhe privuar nga liria dhe tek ai janë gjetur marihuanë dhe një…

Read More