Author: korrektpress

Autori dhe moderatori i emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri, ka paralajmëruar se emisioni i sontëm do t’i kushtohet historisë së Abdullah Prapashticës dhe pretendimeve të tij për infiltrimin në Sigurimin e Shtetit Jugosllav.Panduri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se emisioni do të nisë me një seri materialesh të cilat i ka cilësuar si “dosje”.“Sonte nisim me DOSJET”, ka shkruar Panduri.Sipas tij, Prapashtica ka punuar për vite me radhë brenda strukturave të Sigurimit të Shtetit Jugosllav, ndërsa pretendon se qëllimi i tij ishte i lidhur me veprimtarinë e organizatës.“Unë jam infiltruar në Sigurimin Shtetëror…

Read More

Morgan Freeman ka surprizuar fansat duke zgjeruar karrierën e tij në një drejtim të ri. Në moshën 89-vjeçare, aktori fitues i Oscar-it ka publikuar një projekt muzikor të fokusuar te muzika blues.Freeman është narrator dhe producent i albumit “Morgan Freeman’s Symphonic Blues Experience”, i cili u publikua më 7 gusht, shkruan DailyMail. Albumi përmban 12 këngë dhe rrëfen rreth 100 vite histori të blues-it, duke sjellë në projekt edhe artistë të njohur si Taj Mahal, Keb’ Mo’ dhe Lawrence “Boo” Mitchell, së bashku me Chineke! Orchestra.“Muzika blues ka qenë pjesë e jetës sime që kur e dëgjova për herë të…

Read More

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjerimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë përbën pjesë të një strategjie më të gjerë politike dhe diplomatike, e cila, sipas tij, lidhet me synimet hegjemoniste të Beogradit në rajon dhe veçanërisht ndaj Kosovës.“Zhvillimet gjeopolitike të kohës sonë, përfshirë ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, kanë rritur ndjeshmërinë e sigurisë në rajon. Zgjërimi i kapaciteteve ushtarake të Serbisë nuk është thjesht përpjekje për të modernizuar ushtrinë e saj, por një strategji më e gjerë politike dhe diplomatike, e cila lidhet drejtpërdrejt me synimet e saj hegjemoniste karshi rajonit tonë, e veçanërisht…

Read More

Napoli ka refuzuar ofertën e parë të Fenerbahçes për Romelu Lukakun, ndërsa e ardhmja e sulmuesit belg në Itali duket gjithnjë e më e pasigurt.Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Fenerbahce dhe Napoli janë ende në negociata për transferimin e Lukakut dhe palët vazhdojnë të besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje gjatë ditëve të ardhshme.Lukaku është në vitin e fundit të kontratës së tij me Napolin, e cila skadon në verën e vitit 2027. Për këtë arsye, klubi italian është i gatshëm të shqyrtojë oferta për sulmuesin gjatë kësaj vere.Raportimet në Itali bëjnë të ditur se Napoli kërkon rreth…

Read More

Vera është koha kur ditët kalojnë më shumë jashtë, mes udhëtimeve, plazhit dhe momenteve të përbashkëta me shoqëri apo familje. Pikërisht për këto raste, Vipa Chips XXL sjell një format më të madh, të përshtatshëm për t’u ndarë me të tjerët dhe për t’i shijuar gjatë gjithë verës.Nga një ditë në bregdet apo një piknik në natyrë, deri te udhëtimet dhe mbrëmjet verore me shoqëri, Vipa Chips mund të bëhet pjesë e atyre momenteve kur një snack krokant plotëson atmosferën. Paketimi XXL ofron më shumë sasi për rastet kur shija ndahet me të tjerët dhe një pako e zakonshme nuk…

Read More

Vera është koha kur ditët kalojnë më shumë jashtë, mes udhëtimeve, plazhit dhe momenteve të përbashkëta me shoqëri apo familje. Pikërisht për këto raste, Vipa Chips XXL sjell një format më të madh, të përshtatshëm për t’u ndarë me të tjerët dhe për t’i shijuar gjatë gjithë verës.Nga një ditë në bregdet apo një piknik në natyrë, deri te udhëtimet dhe mbrëmjet verore me shoqëri, Vipa Chips mund të bëhet pjesë e atyre momenteve kur një snack krokant plotëson atmosferën. Paketimi XXL ofron më shumë sasi për rastet kur shija ndahet me të tjerët dhe një pako e zakonshme nuk…

Read More

SPB Tetovë njofton se dje (09.08.2026) në orën 11:35, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Qarkullimin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin R.R. (36) nga fshati Bozovcë.”Rreth orës 08:35 në hyrje të fshatit Shipkovicë, rajoni i Tetovës, ai me automjetin “Toyota” me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte, ka marrë pjesë në një aksident komunikacioni, ndërsa gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se e drejtonte automjetin pa leje drejtimi”.”Automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal”, thonë nga SPB Tetovë.

Read More

Barcelona ka vendosur të nisë negociatat me Paris Saint-Germainin për shitjen e mundshme të Ferran Torresit, teksa e ardhmja e sulmuesit spanjoll duket gjithnjë e më larg Camp Nout.Sipas “Diario Sport”, drejtuesit e Barcelonës kanë përcaktuar edhe çmimin fillestar për Torresin dhe do të kërkojnë të paktën 65 milionë euro për ta lënë të lirë.Klubi katalunas beson se kjo është vlera e duhur për sulmuesin, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Spanjën në Kupën e Botës 2026.Barcelona është e vetëdijshme se Torres ka arritur tashmë marrëveshje për kushtet personale me PSG-në dhe, për këtë arsye, e konsideron largimin…

Read More

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berita Abazi, ka ngritur akuza ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke pretenduar se pas një takimi të zhvilluar në ambientet e komunës është shtuar presioni dhe kontrolli ndaj zyrtarëve.Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se të mërkurën e javës së kaluar Rama është takuar me Florent Maliqin, Arbër Sadikin dhe dy zyrtarë të legalizimeve, emrat e të cilëve, sipas saj, nuk do të bëhen publikë për momentin.“Të mërkurën e javës së kaluar, në ambientet e komunës, janë takuar Përparim Rama, Florent Maliqi, Arbër Sadiki dhe dy zyrtarë të legalizimeve,…

Read More

Dy avionë luftarakë amerikanë F-16 u ngritën për të interceptuar dy avionë civilë që kishin hyrë në një zonë të përkohshme ndalim-fluturimi pranë klubit privat të golfit të presidentit amerikan, Donald Trump në Bedminster, New Jersey.Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) konfirmoi se avionët luftarakë u ngritën në ajër për të identifikuar dhe shoqëruar avionët civilë jashtë zonës së kufizuar të fluturimit.Sipas raportimeve të mediave amerikane, përfshirë Fox News dhe New York Post, incidenti ndodhi në një distancë të shkurtër nga klubi i golfit i Trump, ku presidenti po qëndronte gjatë fundjavës.NORAD nuk dha detaje të mëtejshme…

Read More