KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Për herë të parë në Kosovë lëshohen patentë-shoferët profesionalë

Për herë të parë në Kosovë lëshohen patentë-shoferët profesionalë

Kosova ka nisur lëshimin e patentë-shoferëve profesionalë, duke shënuar një hap të ri në avancimin e shërbimeve dhe përmbushjen e standardeve ndërkombëtare në fushën e qarkullimit rrugor.

Në ceremoninë e lëshimit të këtij dokumenti morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Zef Morina, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Jetmir Haziri, si dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.

Në këtë aktivitet morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli, zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, z. Zef Morina, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Regjistrimit Civil, z. Jetmir Haziri, si dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve përkatëse.

Me këtë rast, zëvendësministri Dugolli theksoi se me aktin e sotëm solemn po përmbushet edhe një kriter i rëndësishëm i zotimeve tona për avancimin e shërbimeve. Ai tha se lëshimi i patentë-shoferëve profesionalë shënon një hap të rëndësishëm edhe në përmirësimin e proceduravee administrative, duke u mundësuar qytetarëve që të certifikohen si drejtues profesionalë.

Ky proces është rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë së Regjistrimit Civil, dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me synim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët.

Me lëshimin e këtij dokumenti të  nevojshëm  për qarkullimin rrugor,  krahas patentë-shoferëve të rregullt  dhe atyre ndërkombëtar, arrihet të përmbushet edhe  një  standard  profesional    ndërkombëtar në këtë fushë.

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të pajisen me patentë-shoferë profesionalë duhet të bëjnë aplikimet përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pas përfundimit të të gjitha procedurave, patentë-shoferi profesional personalizohet përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.