KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrëfimi i Kilajt për momentet e rënda në Hagë: Kur e kemi lënë Thaçin… (VIDEO)

Rrëfimi i Kilajt për momentet e rënda në Hagë: Kur e kemi lënë Thaçin… (VIDEO)

Isni Kilaj, në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, pas lirimit nga Haga, ka rrëfyer përjetimet më të rënda gjatë kohës sa ishte në paraburgim.

Ai ka thënë se lirimet me kusht kanë qenë ndër momentet më të vështira për të, pasi është nxjerrë nga qendra e paraburgimit gjatë natës, pa pasur mundësi të përshëndetej me shokët e tij.

Ndërsa, si moment veçanërisht të rëndë e ka përmendur edhe herën e tretë, para dy ditësh, më 17 nëntor kur është larguar nga Haga, duke lënë aty Hashim Thaçin, raporton Klankosova.tv

“Kam shumë kujtime të këqija. Lirimet, kur kam dalë prej aty, dy herë kur jam liruar me kusht, kanë qenë tepër të rënda, sepse kam dalë në natën e errët, pa përcjelljen e asnjërit prej kolegëve. Të rrëmbejnë në njëfarë mënyre, të nxjerrin jashtë, nuk të lënë të përshëndetesh me miqtë që i ke aty. Del i vetmuar dhe, edhe pse me pranga, del prej aty deri në aeroport. Dhe herën e tretë, kur e kemi lënë Thaçin në atë qendër, përkatësisht në objektin e gjykatës. Ndjenjat më të rënda”, ka rrëfyer Kilaj.

Ai ka veçuar si përjetimet më të mira momentet kur ka qëndruar së bashku me grupin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kilaj ka përshkruar atmosferën mes tyre si të jashtëzakonshme, njerëzore dhe kombëtare, duke thënë se ishte privilegj të qëndronte me burra që, sipas tij, janë pjesë e historisë së kombit.

“Përjetimet më të mira janë kur kemi qenë bashkë me krejt grupin aty. Kemi pasur një atmosferë të jashtëzakonshme, njerëzore e kombëtare. Ka qenë kënaqësi të rrija në një qendër ndeje me ata burra që janë vetë histori e kombit. Do të ishte privilegj për çdo shqiptar të rrinte me ata burra”, ka deklaruar ai për Klan Kosova.

Hap videon në burimin e saj ↗
Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.