Author: korrektpress

Të premten, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi se presidenti amerikan, Donald Trump, shkel ligjin federal duke vendosur një sërë tarifash tregtare në mbarë botën pa autorizim të qartë nga Kongresi amerikan.Për shumë kompani në SHBA, një nga çështjet kyçe ka të ngjarë të jenë rimbursimet. Këto priten sepse importuesit, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë paguar tarifa ndërkohë që kjo politikë ka qenë në fuqi, me gjasë do të kërkojnë kthimin e parave nga Shërbimi Amerikan i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (US Customs and Border Protection).Vlerësimi i ekonomistëve të Penn-Wharton Budget Model sugjeron se fatura…

Read More

Albumi i Taylor Swift, “The Life of a Showgirl”, është zyrtarisht albumi më i shitur global i vitit të kaluar.Lajmi u konfirmua nga Federata Botërore e Regjistrimeve pasi Swift arriti rezultate të suksesshme në listat e albumeve të saj globale.Albumi i saj i 12-të në studio, i publikuar më 3 tetor 2025, debutoi në vendin e parë në tre top lista kryesore: Global Album Chart, Global Album Sales Chart dhe Global Vinyl Album Chart. Swift gjithashtu theu rekordin e saj botëror për shitjet e albumeve për të katërtin vit radhazi.Suksesi i tij ishte rezultat i një strategjie globale që përfshinte…

Read More

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski sot tha se për momentin nuk sheh nevojë për zgjedhje të të përkohshme parlamentare.Ai tha se OBRM-PDUKM-së do ti konvenonte mbajtja e zgjedhjeve, mirëpo aktualisht qeveria është e angazhuar në realizimin e reformave. “Për të shpërndarë Kuvendin formalisht nevojiten 61 deputetë. Aktualisht nuk shoh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në bisedat e mia me komunitetin ndërkombëtar, por edhe me qytetarët, pritshmëritë nga kjo Qeveri janë reforma. Dhe ky është fokusi dhe prioriteti kryesor i kësaj Qeverie, reformat dhe realizimi i tyre”, tha Mickoski.Mickoski tha se nuk ka informacione që Fatmir Limani do…

Read More

Aktori amerikan Eric Dane regjistroi fjalët e tij të fundit për vajzat e tij Billie (15) dhe Georgia (14) para se të vdiste nga skleroza laterale amiotrofike (ALS).”Billie dhe Georgia, këto fjalë janë për ju. U përpoqa. Ndonjëherë pengohesha, por u përpoqa. Në përgjithësi, kaluam shumë mirë, apo jo? Më kujtohen të gjitha kohërat që kaluam në plazh. Ju të dy, unë dhe mami, në Malibu, Santa Monika, Hawaii, Meksikë. Ju shoh tani duke luajtur në oqean për orë të tëra, ‘fëmijët e mi të ujit’. Ato ditë ishin parajsë (loja e fjalëve me qëllim),” tha ai.Ai vazhdoi duke thënë…

Read More

Ivan Kabacoff, gazetar francez që udhëton në vendet frankofone këtë herë ka vizituar edhe Kosovën.Kabacoff në një postim në Facebook ka publikuar një pjesë të reportazhit për Kosovën e që do të publikohet të mërkurën në TV5Monde. Kabacoff ka në fokus kulturën dhe shoqërinë në vendet frankofone, ndërsa thekson se Prishtina është një qytet i mrekullueshëm. “Do ta adhuroni këtë vend”, thotë Kabacoff në fillim të prezantimit të tij të shkurtër për Kosovën. Ai po ashtu përmend Prizrenin si perlë të Kosovë, malet madhështore të Rugovës, ndërsa ka takuar edhe kampionët olimpikë të xhudos në Pejë.Ndryshe, Kosova është anëtare e…

Read More

Që nga fundi i vitit 2021, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kishin paralajmëruar Ukrainën dhe vendet evropiane për pashmangshmërinë e luftës.Agjencitë e inteligjencës të dyja vendeve panë dhjetëra mijëra ushtarë rusë në kufi përmes imazheve satelitore, një rritje të grupeve pro-ruse në Ukrainë, dhe mesazhe të kapura ushtarake që sugjeronin një pushtim të afërt.Në Paris, Berlin dhe Kiev, shumë besonin se grumbullimi i trupave rusë në kufi ishte një truk, jo përgatitje për një pushtim, raporton theguardian.Për shumë shërbime inteligjente evropiane, pengesa psikologjike ishte bindja se presidenti rus, Vladimir Putin ishte një aktor racional dhe dukej e pamundur që ai…

Read More

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar një sulmi fizik dhe kërcënimi me armë në fshatin Gajre, pas çka, personat A.M. (43), E.M. (20) dhe një 16-vjeçar u arrestuan nga policia e Tetovës. Ata janë kapur në automjetin “Golf”, i cili nuk kishte ndaluar në shenjën e policisë. Policia vazhdon kërkimin e L.M., person gjithashtu i dyshuar për sulmin.“Më 20.02.2026 në SPB Tetovë, personi Z.I.(39) nga fsh. Gajre ka denoncuar se rreth orës 20.00 në fsh.Gajre është ndaluar nga personi L.M. dhe një i mitur 16-vjeçar, të cilët kanë dalë nga…

Read More

Ish-trajneri i Manchester United, Rene Meulensteen, i ka bërë thirrje ish-klubit të tij të marrë në konsideratë nënshkrimin e mbrojtësit të Chelseat, Jorrel Hato, duke e përshkruar 19-vjeçarin si një lojtar me potencial të konsiderueshëm të pashfrytëzuar, i cili mund të përfitonte nga një fillim i ri.Hato iu bashkua Chelseat nga Ajax për një marrëveshje prej mbi 40 milionë euro verën e kaluar, por ka pasur vështirësi në luajtjen e minutave të rregullta, duke qenë titullar vetëm në tre ndeshje të Ligës Premier këtë sezon pavarësisht shkathtësisë së tij në rolin e mbrojtësit të majtë, qendrës dhe mesfushës mbrojtëse.Meulensteen, duke…

Read More

Pamje e frikshme nga Kili – eksplodoi një kamion me gaz të lëngshëm, shkaktoi dëme deri në 200 metra perimetër.Kamioni që po transportonte gaz të lëngshëm shpërtheu në një autostradë në Santiago të Kilit.Ky incident tragjik la të paktën katër persona të vdekur dhe 17 të lënduar. Një nga viktimat ishte edhe shoferi i kamionit, i cili sipas raporteve kishte humbur kontrollin e mjetit para përplasjes.Eksplozioni i fuqishëm krijoi një re të madhe tymi, dhe shqipja e goditjes u ndje në një rreze prej 150 deri në 200 metrash. Brenda kësaj zone u dëmtuan të paktën 50 automjete.Prokuroria ka filluar…

Read More

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi provokuese nga udhëtimi i saj i fundit në Australi, ku shfaqet me bikini minimaliste duke shijuar diellin dhe detin.Artistja 35-vjeçare dukej në humor të shkëlqyer teksa ndau pamje nga pushimet në InstaStory, ku pozonte e buzëqeshur në pjesën e pasme të një jahti luksoz, shkruan DailyMail. Në disa prej imazheve, ajo ekspozonte barkun e tonifikuar ndërsa sfidonte dallgët dhe zhytej në oqean, ndërsa në një tjetër fotografi mahniti me një bikini trekëndëshe ngjyrë kafe të kombinuar me një fund boho. Foto: Rita Ora/InstagramSë fundmi, Rita ka folur edhe…

Read More