Përfaqësuesi i Izraelit në Eurovision ka folur për fërshkëllimat e publikut drejtuar artistit gjatë performancës së tij të marten.
Siç raporton BBC, disa persona nga publiku — përfshirë një protestues me mbishkrimin “Liri Palestinës” në gjoks — u larguan nga arena Wiener Stadthalle në Vjenë të martën mbrëma, pasi gjatë këngës u dëgjuan thirrje “ndaloni gjenocidin”.
“Isha në dijeni”, tha përfaqësuesi izraelit Noam Bettan për BBC.
“Dëgjova se kishte fishkëllima dhe reagime të tjera, dhe pati një moment habie, e dini? Një lloj shoku të vogël. Por disa sekonda më vonë po kërkoja flamuj të njerëzve që më duan”.
Prania e Izraelit në Eurovision ka qenë e debatueshme që nga fillimi i luftës në Gaza në vitin 2023.
Transmetuesit publikë të pesë shteteve — Spanja, Holanda, Irlanda, Islanda dhe Sllovenia — po bojkotojnë edicionin e sivjetmë të festivalit, për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.