KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Berisha: E quajte Skënderbe dhe të flaku, Spiropali: Je garantuesi i këtij sistemi

Berisha: E quajte Skënderbe dhe të flaku, Spiropali: Je garantuesi i këtij sistemi

Punimet e Kuvendit këtë të enjte janë shoqëruar me replika mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe deputetes së PS-së, Elisa Spiropali. Berisha i është drejtuar Spiropalit duke pyetur se si shpjegohet fakti që Kryeministri Rama e quajti “Skënderbe” dhe më pas e flaku.

Më tej, ish-kryeparlamentarja ka marrë fjalën dhe ka deklaruar se, sipas saj, ekziston një kontradiktë e madhe te Berisha, pasi ai është njëkohësisht denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit.

Berisha: Çfarë jeni ju, a më kuptoni, shpellë mafie? Si ka mundësi që të quan ‘Skënderbe’ dhe të flakë? Cila është arsyeja?”

Spiropali: Sali, je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit. Kështu që, kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat ‘doktor’ mund të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e thellë e të qenurit edhe denoncues, edhe garantues, nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe u jep të drejtën qytetarëve të mos të besojnë. /Euronews.al/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.