- Qytetarët ende në shesh – Haradinaj kërkon unitet në Kuvend, Musliu: Do ta jap kontributin tim
- Akrepit i besohen sekretet më shpesh: Ja pse njerëzit ndihen të sigurt pranë tij
- Arda Guler befason me transformimin fizik: Ka shtuar 12 kilogramë muskuj te Real Madridi
- Reagon sërish djali i Jakup Krasniqit: Aktgjykimi është i ndikuar nga Serbia dhe aleatët e saj
- Time Kadrijaj: Do ta japim nënshkrimin për shpërbërjen e Speciales nëse na kërkohet
- Shqipëria me katër mungesa për Ligën e Kombeve, Maran publikon listën të premten
- Vesa Smolica anulon mbrëmjen muzikore pas vendimit në Hagë: Në shenjë respekti për çlirimtarët
- Limaj pas aktgjykimit në Hagë: Të mos lejojmë që zhgënjimi të keqpërdoret kundër Kosovës
Author: korrektpress
Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 21-të, ku tre duele interesante zhvillohen sot. Skuadrat nga kreu i tabelës, Ballkani, Prishtina dhe Drita luajnë në udhëtim dhe kërkojnë pikët për të vazhduar garën për titull të kampionit.Padyshim që kryendeshja e kësaj jave pritet të zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës. Sfidë shumë interesante pritet të luhet edhe në stadiumin e Ramiz Sadikut, me Llapin që pret Dritën. Llapjanët janë zhvendosur për këtë sfidë në kryeqytet për shkak të gjendjes së rënduar të terrenit në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. E lideri aktual i Superligës, Ballkani…
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, u ka drejtuar një mesazh strukturave dhe mbështetësve të partisë, duke i përgëzuar për atë që e ka cilësuar si sukses të arritur më 20 shkurt dhe duke bërë thirrje për mobilizim maksimal në protestën e paralajmëruar më 28 shkurt.Në mesazhin e publikuar, Berisha thekson se ngjarja e 20 shkurtit përbën një fitore të rëndësishme në atë që ai e quan “kryengritje paqësore”.Ai u shpreh se “dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore”.Berisha…
Momente shumë emocionale u shënuan mbrëmë në shtëpinë e BBVA. Rogerti u surprizua nga bashkëshortja e tij, Enxhi, dhe djali i tyre i vogël, Marlon, duke prekur jo vetëm atë, por edhe publikun.I prekur dhe me lot në sy, Rogerti tregoi se dashuria e tyre ka qenë me shikim të parë. BBVA/YouTube “Ka qenë dashuri me shikim të parë. Enxhi më ka shpëtuar jetën. Ka besuar tek unë edhe kur e ka ditur që gjërat nuk do të dilnin mirë. Normalisht, kam edhe fajet e mia, por jetën e jap për të. E dua fort. Më ka ndryshuar jetën për…
Donald Trump në javët e fundit ka lavdëruar aftësinë e tij për të siguruar investime në SHBA, disa prej të cilave ai i atribuon tarifave.Presidenti amerikan thotë shpesh se SHBA-ja është “vendi më i nxehtë në botë” – siç bëri edhe mbrëmë – dhe një nga arsyet për këtë është shuma e parave që ai thotë se po hyjnë në SHBA.Një shifër që ai ka përmendur është 18 trilionë dollarë. Si shpesh ndodh me Trumpin, kjo shifër nuk bazohet në asnjë provë të qartë, shkruan skynews.Në fakt, ai nuk ka ofruar asnjë provë se ka siguruar kaq shumë investime vendase…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Sipas parashikimeve, në disa zona vranësirat mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu.Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3 deri në 5 gradë Celsius.Era do të fryjë nga verilindja me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.Nga Instituti Hidrometeorologjik u bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në orët e mëngjesit…
Kur bateritë e përdorura të shtëpisë harxhohen, shpesh nuk dimë çfarë të bëjmë me to. Prandaj shpesh përfundojnë në një fashikull gjërash ose, me një ndjenjë faji, i hedhim në plehra.Por as “bateritë e vdekura” nuk e kanë përfunduar plotësisht rrugën e tyre. Kur arrijnë në deponi, ato mund të lëshojnë metale të rënda si kadmium dhe nikel në tokë dhe ujë. Disa prej tyre mund edhe të nxehen tepër dhe të shkaktojnë zjarre në kamionët e mbeturinave apo në qendrat e riciklimit.Lajmi i mirë është se hedhja e tyre në mënyrë të sigurt kërkon vetëm disa hapa. Pastaj ato…
Nuk është sekret që këto ditë është e vështirë të hysh në tregun e pasurive të patundshme në Evropë. Megjithatë, çmimet e larta të shtëpive nuk janë e vetmja arsye pse gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin të jetojnë me qira. Europe in Motion hedh një vështrim mbi raportin më të fundit për Tendencat e Banesave në Evropë.Dikur, të bëheshe pronar shtëpie konsiderohej një arritje madhore për çdo të rritur me punë dhe të ardhura të qëndrueshme. Sot, kjo ide po ndryshon gradualisht. Rritja e çmimeve të pronave dhe e kostove të energjisë, pasiguria në tregun e punës dhe…
Pas zbulimit të përmbajtjes së Kutisë së Pandorës, Selin u përfshi në diskutime me disa banorë, përfshirë Mirin, Artanin, Juelën dhe Malin. Ajo u shpreh për Mirin: “S’ka fjalë të përshkruajë negativitetin dhe ndjesinë e keqe që kam për Mirin si një baba për fjalët e një babai tjetër”.“Sa i përket letrës së babait… ishte një letër që e kam kërkuar shumë herë. Kam qenë aq e emocionuar dhe nuk e kam zbërthyer. Kur është futur Greta, mendova se kishte ardhur për lojën e saj meqë isha zgjedhur banore e preferuar. Kur erdhi vëllai… kanë qenë disa takime, biseda me…
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Joshua Zirkzee pritet të rikthehet në Serie A gjatë verës, me disa klube të mëdha evropiane që kanë shfaqur interesim për holandezin, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano.24-vjeçari ishte i lidhur me një kalim te Juventus dhe Roma gjatë afatit kalimtar të janarit. Megjithatë, Roma së fundmi siguroi shërbimet e Donyell Malen në mënyrë të përhershme nga Aston Villa, duke e zbehur interesimin e menjëhershëm për Zirkzee.Juventus vazhdon të mbetet një destinacion i mundshëm për sulmuesin, por shumëçka mund të varet edhe nga situata e trajnerit te Manchester United, kualifikimi eventual në Ligën e Kampionëve dhe…
Më shumë se 7,000 gjuhë fliten sot në mbarë botën dhe të paktën 3,000 prej tyre, ose 40 përqind, janë në rrezik zhdukjeje.Anglishtja është gjuha më e folur gjerësisht, me afërsisht 1.5 miliardë folës në 186 vende. Dy nga çdo 10 folës të anglishtes e kanë gjuhë amtare, ndërsa 80 përqind e mbetur e flasin anglishten si gjuhë të dytë, të tretë ose më të lartë, sipas Ethnologue, një bazë të dhënash që katalogon gjuhët e botës.Gjuha kineze mandarine është gjuha e dytë më e folur me pothuajse 1.2 miliardë folës, shkruan Al Jazeera.Megjithatë, duke llogaritur edhe folësit amtarë, është…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari