KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Vitia viziton Mehanin në spital: Kosova ka nevojë për përballje me ide, jo me dhunë e frikësim

Vitia viziton Mehanin në spital: Kosova ka nevojë për përballje me ide, jo me dhunë e frikësim

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, ka njoftuar se ka vizituar në spital Hysni Mehanin, për të cilin tha se e ka gjendjen stabile.

Sipas Vitisë, pas vizitës dhe ekzaminimeve mjekësore të kryera, gjendja shëndetësore e Mehanit është stabile, ndërsa pritet që gjatë ditës së nesërme të realizohen edhe kontrolle dhe ekzaminime shtesë.

“Përtej bindjeve politike, dhuna nuk mundet dhe nuk guxon të bëhet mjet komunikimi në një shoqëri demokratike. Sulmet fizike ndaj përfaqësuesve politikë, aktivistëve apo qytetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë vetë frymën demokratike të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Ai i ka uruar shërim të shpejtë Mehanit dhe ka shprehur mbështetjen e plotë për të.

“Kosova ka nevojë për përballje me ide, argumente dhe vizion për shtetin, jo me dhunë e frikësim”, ka shkruar tutje Vitia.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.