KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OVL e UÇK-së paralajmëron protesta gjithëpopullore nëse zvarritet ndryshimi i Ligjit për Specialen

OVL e UÇK-së paralajmëron protesta gjithëpopullore nëse zvarritet ndryshimi i Ligjit për Specialen

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet politike rreth plotësim-ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Përmes një reagimi publik, OVL e UÇK-së ka vlerësuar se është e papranueshme që një çështje kaq e rëndësishme të zvarritet për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare.

"Për ne, si veteranë të UÇK-së, është tërësisht e papranueshme që kjo çështje kaq e rëndësishme të zvarritet për shkak të përplasjeve politike apo presionit të bashkësisë ndërkombëtare. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u bën thirrje shumicës parlamentare dhe të gjitha subjekteve politike që t'i lënë anash dallimet partiake dhe ta përfundojnë sa më parë këtë proces." – thuhet në njoftim.

OVL e UÇK-së ka ritheksuar se është e papranueshme dhe e pandershme që një çështje kaq e ndjeshme të shfrytëzohet për të krijuar ndasi politike apo për të thelluar përçarjet mes subjekteve politike.

"Pavarësisht deklarimeve publike për vullnet politik, nëse ky proces vazhdon të zvarritet dhe nuk përfundon së shpejti, OVL e UÇK-së paralajmëron se do t'i kundërvihet kësaj qasjeje përmes organizimit të protestave gjithëpopullore"

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kërkon që plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të miratohen me procedurë të përshpejtuar, brenda afatit më të shkurtër që lejojnë procedurat parlamentare dhe institucionale.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.