KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deputeti i Listës Studentore godet Vuçiqin për Banjskën: Ua hapi dyert “grupeve shqiptare” në Veri – Radoiçiqi i shkaktoi dëm të madh popullit serb

Deputeti i Listës Studentore godet Vuçiqin për Banjskën: Ua hapi dyert “grupeve shqiptare” në Veri – Radoiçiqi i shkaktoi dëm të madh popullit serb

Deputeti i Listës Studentore në Kuvendin e Serbisë, Jovo Bakiq, ka drejtuar akuza të rënda ndaj ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe qeverisjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), duke e cilësuar atë si një regjim të lidhur me krimin e organizuar.

Gjatë seancës parlamentare, Bakiq ka kritikuar edhe paraqitjet e Vuçiqit në Kuvend, duke i quajtur ato “diarre verbale”. Ai ka thënë se një gjuhë e tillë ka dominuar për vite me radhë edhe në televizionet serbe, transmeton lajmi.net.

“Gjatë dy ditëve të fundit patëm një shembull të diarresë verbale në Kuvend. Kjo po derdhej në të gjitha anët, por asgjë e re, pasi kjo ka vazhduar për 14 vjet në pothuajse të gjitha televizionet e këtij vendi”, ka deklaruar Bakiq.

Deputeti ka akuzuar ish-pushtetin për lidhje me grupe kriminale, duke përmendur klanet malazeze Kavaç dhe Shkaljar, si dhe ish-sekretaren shtetërore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Dijana Hrkaloviq. Sipas tij, kjo e fundit kishte pasur ndikim të madh në ministri dhe ishte mbrojtur nga Vuçiq, nga frika se mund të dëshmonte kundër tij.

“Regjimi i Vuçiqit ishte një regjim i krimit të organizuar. Organet hetimore do të kenë duart plot”, ka thënë ai.

Bakiq ka kritikuar gjithashtu praninë e Milan Radoiçiqit në galerinë e Kuvendit të Serbisë në të kaluarën, duke e krahasuar këtë me pamundësinë e studentëve për të ndjekur seancat. Ai është ndalur edhe te sulmi i armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, duke thënë se veprimet e Radoiçiqit i kanë shkaktuar dëme të mëdha popullit serb. Sipas tij, ngjarja në Banjskë u ka mundësuar grupeve shqiptare të hynin në veri të Kosovës.

Në fund, deputeti ka rikujtuar edhe deklaratat e mëhershme të Vuçiqit për Liqenin e Ujmanit, përfshirë zotimin “Nuk e jap Ujmanin! Le të më vrasin!”, duke ngritur pyetjen se çfarë ka ndodhur ndërkohë me këtë liqe./lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.