KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

UEFA e ndëshkon FFK-në me 42 mijë euro, stadiumi “Fadil Vokrri” e rrezikon mbylljen e pjesshme

UEFA e ndëshkon FFK-në me 42 mijë euro, stadiumi “Fadil Vokrri” e rrezikon mbylljen e pjesshme

UEFA ka shqiptuar një gjobë të rëndë ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), për shkak të disa shkeljeve disiplinore të evidentuara në ndeshjen kundër Izraelit.

Në total, FFK-ja është dënuar me 42 mijë e 250 euro, ndërsa UEFA ka shqiptuar edhe një dënim me kusht për mbylljen e pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri” në ndeshjen e ardhshme si vendase.

Pjesa më e madhe e gjobës lidhet me transmetimin e një mesazhi të papërshtatshëm për një ngjarje sportive, për të cilin federata duhet të paguajë 20 mijë euro.

Ndërkohë, 10 mijë euro të tjera janë për sjellje raciste ose diskriminuese, 10 mijë euro për fishkëllimat gjatë himnit të Izraelit dhe 2.250 euro për hedhjen e gjësendeve në fushë.

Për rastin e sjelljeve diskriminuese, UEFA ka urdhëruar gjithashtu mbylljen e një sektori të stadiumit për një ndeshje, por ky vendim mbetet me kusht.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.