Real Madridi ka marrë vendimin për rikthimin e Nico Pazit në skuadër gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
Sipas raportimit të mediumit spanjoll “COPE”, vendimi i drejtuesve madrilenë është përfundimtar dhe rikthimi i talentit argjentinas në kryeqytetin spanjoll konsiderohet i sigurt.
Pazi, i cili aktualisht është një nga emrat më të vlerësuar të futbollit të ri, ka vazhduar zhvillimin e tij larg Madridit, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij.
Real Madridi e sheh atë si një investim të rëndësishëm për të ardhmen dhe planifikon ta përfshijë sërish në projektin e ekipit të parë.
Kështu, vera e ardhshme pritet të sjellë rikthimin e një prej talenteve që madrilenët e konsiderojnë pjesë të së ardhmes së klubit.
/GazetaBlic Sport/

