- Bebe Rexha elektrizon 80 mijë fansa në ‘Stade de France’, promovon bashkëpunimin e ri me David Guettan dhe i bën dedikim emocionues DJ-it botëror
- Përfundon numërimi i votave për kandidatë, kush fiton e kush rrezikon mandatin e fundit?
- Formacionet zyrtare, Katar – Zvicër: Xhaka me shokë synojnë fitoren e parë të Botërorit
- Mjaftojnë disa vazo dhe ballkoni ndryshon pamje: Kjo lule lulëzon pa pushim deri në të ftohtët e parë
- Takimi Siljanovska-Jotova, Arsovski: Konfirmohen kushtet e njëjta
- Trump: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet nesër, Ngushtica e Hormuzit do hapet për të gjithë
- Paradë madhështore ushtarake në Londër për ditëlindjen e Mbretit Charles
- Kur u kthye, u pa gjithçka: Bianca Censori shëtit gjysmë e zhveshur në qytet
Author: korrektpress
Banori i njohur i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Londrimi, ka treguar prej ditësh se ka një lidhje të veçantë me një këngë të Remzije Osmanit, “Ditari”. Tani, mëngjesin e sotëm, “Vëllai i Madh” vendosi t’i dhurojë një surprizë të këndshme: e lëshoi pikërisht këtë këngë në sfond për banorët.Reagimi i Londrimit nuk vonoi. Ai u ngrit i kënaqur dhe nuk i ndaloi këngët as për një çast, duke kënduar me zë të lartë dhe duke vallëzuar me entuziazëm për ritmin e muzikës. Pamja e tij energjike dhe e lumtur shkaktoi buzëqeshje tek disa banorë të tjerë, të cilët…
Mbi 230 organizata mjedisore në SHBA kërkojnë ndalimin e hapjes së qendrave të reja të të dhënave, duke paralajmëruar se rritja e pakontrolluar e industrisë së inteligjencës artificiale po nxit rritjen e faturave të energjisë dhe po përkeqëson krizën klimatike. Në një letër drejtuar Kongresit, grupet si Greenpeace dhe Friends of the Earth theksojnë se këto qendra përdorin sasi të mëdha uji dhe energjie, duke shkaktuar shqetësime të thella për komunitetet lokale. Sipas organizatave, dhjetëra projekte të reja, me vlerë mbi 64 miliardë dollarë, janë bllokuar për shkak të frikës nga rritja e kostove të energjisë. Ekspertët paralajmërojnë se kërkesa…
Smart po zgjerohet përtej SUV-ve duke prezantuar modelin e saj të parë sedan, të quajtur Smart #6, i cili vjen si plug-in hybrid dhe jo si EV i pastër. Dhe detajet thuhet se zbulojnë një dizajn modern që ndan ngjashmëri me modele të reja si Xiaomi SU7, me drita të përpara të lidhura nga një shirit LED dhe çati panoramike xhami. Pjesa e pasme adopton një siluetë fastback me portbagazh të tipit hatchback dhe një “spoiler” të fshehur që ngrihet automatikisht. Përmasat e modelit e vendosin #6 në të njëjtin segment me Mercedes-Benz E-Class, duke qenë pak më i shkurtër,…
Manchester United pritet të përfitojë rreth 50 milionë euro nga një ofertë marramendëse prej 100 milionë eurosh e paraqitur nga klubi i ri i Saudi Pro League, Neom Sports Club, për ish-sulmuesin e “Djajve të Kuq”, Mason Greenwood, sipas raportimeve nga media spanjolle Fichajes.Oferta, e bërë në prag të afatit kalimtar së janarit, vjen pas formës së shkëlqyer që 24-vjeçari ka shfaqur tek Olympique Marseille, ku vetëm 18 muaj pas largimit nga Old Trafford është shndërruar në lojtar kyç. Transferimi i tij te Marseille për rreth 26 milionë euro përfshinte një klauzolë inteligjente prej 50% mbi shitjen e ardhshme një…
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Nailiri, ka rikthyer edhe një herë fjalët e tij të ngushëllimit për familjen e artistit të ndjerë, Shpat Kasapi, teksa ka treguar se humbja e tij e ka prekur jashtëzakonisht shumë.Gjatë një interviste televizive, ai rrëfeu se lajmi për vdekjen e këngëtarit e ka goditur rëndë emocionalisht.“Jam ndier shumë, shumë keq, sepse përveç që Shpatin e kam intervistuar pak kohë më parë, kemi jetuar në të njëjtin pallat kur ishim në Tiranë. Shkonim bashkë në palestër, kafen e mëngjesit pothuajse çdo ditë e pinim bashkë, dhe më ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tha ai,…
Të pish ujë me një fetë limoni menjëherë në mëngjes është një nga këshillat më të njohura të mirëqenies — dhe jo vetëm për vetitë pastruese. Përfitimet e ujit me limon shkojnë përtej detoksifikimit. “Ai i shton ujit përfitime mendore dhe fizike”, thotë dietologia e regjistruar Kylie Bensley, MS, RD, themeluese e Sulinu. “Ndërsa uji na ndihmon të qëndrojmë të hidratuar, shtimi i limonit është një veprim shumë i thjeshtë dhe i shpejtë që rrit funksionin e vetë ujit”. Përfitimet shëndetësore të ujit me limon janë të shumta. Më poshtë, Bensley dhe nutricionistja Laura Parada, drejtoreshë e Slow Life House,…
MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në Strugë, për shkak se gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur lëndë narkotike.”Sot (08.12.2025) në orën 07:05, në autostradën Strugë-Qafë Than, pranë fshatit Frangovë të Strugës, policia nga Stacioni i Policisë së Frangovës, në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, kanë ndaluar A.T. (46) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë.Gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh “Opel Zafira” me targa të Strugës, të cilin ai po e drejtonte, u gjetën tre çanta me 62 pako marihuanë.Për rastin është njoftuar prokurori publik, droga u konfiskua dhe A.T. u ndalua në stacionin…
Autoritetet meksikane thanë të dielën se të paktën pesë persona vdiqën dhe tre të tjerë u plagosën pasi një makinë shpërtheu pranë një stacioni policie në shtetin e trazuar perëndimor të Michoacan.Shpërthimi ndodhi pak para mesditës sipas orës lokale të shtunën përpara selisë së policisë në qytetin bregdetar të Coahuayana, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës, e cila ka marrë përsipër hetimin e çështjes.Zyra e prokurorit të shtetit e rriti numrin fillestar nga tre viktima fatale në pesë, duke shtuar se tre prej tyre ishin oficerë policie lokale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Sipas Héctor Zepeda, komandant i…
Sezoni vjeshtor i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut u mbyll sot me ndeshjen dramatike mes Arsimit dhe Pelisterit, një duel që solli gola, kthesë dhe tension deri në minutën e fundit, njofton Telegrafi.Skuadra e Pelisterit dy herë kishte epërsi, por nuk arriti ta mbrojë deri në fund dhe ndeshja në Gostivar u mbyll 3:3. Rezultati lë gjithçka të hapur në luftën për mbijetesë, pasi ekipet në pjesën e poshtme të tabelës janë pothuajse të barabarta me pikë, duke paralajmëruar një pranverë të nxehtë.Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe që në minutën e 15-të “të gjelbrit” nga Manastiri…
Klubi i FC Dritës ka njoftuar sot për një vizitë të rëndësishme në selinë e tij, ku Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u pritën nga drejtuesit bardhekaltër.Kampioni kosovar e vlerëson vizitën e Presidentës Osmani si një nga më të rëndësishmet në historinë e klubit.Njoftimi i plotë nga FC Drita:Sot patëm nderin dhe privilegjin të presim në FC Drita në një vizitë historike Presidenten e Republikës së Kosovës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, si dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni. Kjo ishte një nga vizitat më të rëndësishme në historinë…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari