Kanadaja po dominon totalisht Katarin dhe po udhëheq me rezultat 4-0 pas 60 minutash lojë, por festa e vendasve është zbehur nga një moment i rëndë në fushë.
Mesfushori kanadez Ismael Kone u dëmtua rëndë pas një dueli me Madibon. Futbollisti i Katarit bëri një ndërhyrje të tmerrshme dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq.
Pamjet ishin tronditëse, teksa Kone pësoi thyerje të një kocke në këmbë. Regjisori i transmetimit largoi kamerat nga lojtari ndërsa stafi mjekësor po i jepte ndihmën e parë, ndërsa futbollistët në fushë reaguan me mosbesim ndaj asaj që kishte ndodhur.
Mesfushori kanadez u largua nga fusha me barelë, por para se të largohej ai përshëndeti tifozët me dorë, duke marrë duartrokitje të shumta nga tribunat. Në vendin e tij u aktivizua Saliba.
Ndërkohë, Katari vazhdon ndeshjen me nëntë futbollistë, teksa Kanadaja është shumë pranë sigurimit të një fitoreje të thellë pas një paraqitjeje mbresëlënëse. /Telegrafi/
