Author: korrektpress

Brenda një jave, nga 1 deri më 7 dhjetor 2025, në Maqedoninë e Veriut u raportuan 96 raste të raportimeve grupore të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, 15.8% më pak se javën e kaluar, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).Nga këta, 85 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 6 persona mbi 65 vjeç, 4 fëmijë të moshës 5-14 vjeç dhe një rast i regjistruar është i moshës 0-4 vjeç.Në sezonin 2025/2026, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin është 872. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri…

Read More

Kombëtarja e Kosovës ka kualitetin për t’i mposhtur të gjitha kundërshtarët e play-offit të marsit, ndërsa mund të kualifikohet për herë të parë në Kampionatin Botëror, kështu ka deklaruar mesfushori Vesel Demaku në intervistë ekskluzive për Telegrafin.Demaku fatkeqësisht ishte mungesa e madhe e Kosovës për kualifikueset e Botërorit, pasi u lëndua para ndeshjes me Zvicrën kur përfaqësonte Altach, lëndim që e la jashtë fushës për plot 98 ditë.Për herë të parë pas lëndimit, Demaku në një intervistë për Telegrafi deklaroi se është i lumtur që është rikthyer në fushën e gjelbër.“Po si për çdo futbollist rikthimi pas lëndimit të gjatë…

Read More

Real Madridi përballet me një javë vendimtare të shënuar nga pasiguria sportive dhe trazirat institucionale. Ndeshja kundër Alaves shihet si një pikë kthese e mundshme që mund të përcaktojë të ardhmen e menjëhershme të trajnerit të klubit, Xabi Alonso.Një tjetër humbje mund ta përshpejtojë largimin e Xabi Alonsos, pasi ai është plotësisht i vetëdijshëm se e ardhmja e tij në klub është e pasigurt. Fillimi i paqëndrueshëm i sezonit, i shoqëruar me dyshime taktike dhe një mungesë shqetësuese të qëndrueshmërisë, ka ndezur kambanat e alarmit në Valdebebas.Në këtë kontekst, emri i Jurgen Klopp është rikthyer fuqishëm në skenë, së bashku…

Read More

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ky ku i fundit tha se është përçudnim sesi dikush si ministër i Financave dikur të bëhet kryetar i Odës Ekonomike të Kosovë, raporton Ekonomia Online.Deklaratë kjo që Kurti e bëri në emisionin “Politiko” në Kanal10, kur iu tha se Qeveria nuk ka një dialog të mirë me odat.“Oda Ekonomike Kosovës i mbylli hyrjet dhe daljet e Prishtinës me një rast. Këtë e bëri kryetari i kësaj ode i cili ka qenë ushtrues detyrës i Ministrit të Financave në kohën e PDK-së.…

Read More

Shumë gra përballen me dilema dashurie dhe pyetjen e përjetshme: “A është ai i duhuri për mua?” Një teori e re po qarkullon në rrjetet sociale se si ta njohim atë, dhe quhet “teoria e karriges”.Kjo teori u nxit nga influencuesja Nardose Mesfin, dhe ajo shpjegoi se për çfarë bëhet fjalë.”Çdokush ka një tavolinë në jetën e tij dhe njerëzit që të vlerësojnë vërtet të sjellin një karrige sapo të arrish. Kur hyn në një dhomë e lodhur, duke mbajtur gjëra, e mbingarkuar ose duke pasur nevojë për mbështetje, a të ofrojnë ata një karrige apo duhet ta kërkosh vetë?”…

Read More

Ukraina ka nisur së fundmi testimin e pajisjeve të vogla infra të kuqe, të vendosura mbi dronë, me qëllim pengimin ose verbimin e kamerave të dronëve rusë FPV që afrohen për sulm. Këto projektorë funksionojnë duke krijuar një dritë të fuqishme të padukshme për syrin e njeriut, por që mund të ndikojë në sensorët vizualë të dronëve kundërshtarë, duke i bërë ata të humbasin orientimin ose aftësinë për të fiksuar objektivin.Gjatë testimeve të para, një prej përpjekjeve nuk dha rezultatin e dëshiruar, pasi projektori nuk arriti të ndikonte në kamerën e dronit rus.NEW: Ukraine has begun testing small infrared projectors…

Read More

Modelja, Amelia Gray Hamlin, ngriti temperaturën në Instagram me një fotografi ku shfaqej pothuajse lakuriq, duke mbuluar modestinë vetëm me duar dhe doreza. Në fotografi, 24-vjeçarja shfaqej me funde lëkure të zeza, syze dielli të mëdha dhe shprehje të fortë në fytyrë, duke goditur kamerën me pamjen e saj dramatike. Mbishkrimi i postimit ishte: “Unë me rroba vërtet të rëndësishme që bleva”, duke etiketuar dyqanin vintage Nordic Poetry në Londër, shkruan DailyMail. Karuseli i fotografive përfshinte edhe veshje të tjera të guximshme, përfshirë një bluzë të zezë transparente me yje strategjikisht të vendosur, një fustan të hollë rozë dhe një…

Read More

Luka Modric ka komentuar situatën e Italisë, e cila rrezikon të humbasë Botërorin për herë të tretë radhazi dhe duhet të kalojë nëpër “ferrin” e playoff-eve për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026.Në gjysmëfinale të playoff-eve, Azzurrët do të përballen me Irlandën e Veriut, ndërsa nëse kalojnë, do të ndeshen me fituesin mes Uellsit dhe Bosnje-Hercegovinës.“Do të ishte një tragjedi për ju të mungonit në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi”, ka thënë Modric për Gazzetta dello Sport. “Shpresoj që Italia të kualifikohet, sepse Botërori duhet t’i ketë të gjitha skuadrat më të mira, dhe Italia është…

Read More

Një avion i vogël është rrëzuar në Liqenin e Mavrovës gjatë ditës së sotme, në të cilin kanë qenë dy shtetas të Kosovës, të cilën kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për ndihmë mjekësore.Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga vendi ku është rrëzuar avioni, i cili shihet se ka përfunduar në ujërat e Liqenit të Mavrovës.“Incidenti është raportuar në numrin 112, ndërsa informacioni menjëherë është përcjellë nga QMK te SPB-Tetovë, Ndihma e Shpejtë dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK-Tetovë) për ndërhyrje të menjëhershme”, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.Siç thanë prej atje, avioni…

Read More

Në një treg pune që po ndryshon vazhdimisht, gjetja e mundësisë së duhur apo kandidatit ideal kërkon më shumë se fat. Kërkon informim të saktë, qasje të shpejtë dhe një platformë të besueshme. Pikërisht këtu hyn në lojë Telegrafi Jobs, platforma që prej vitesh po e lidh me sukses biznesin me profesionistët në Kosovë dhe më gjerë.Çdo ditë, në Telegrafi Jobs publikohen konkurse të reja nga kompani të njohura vendore dhe biznese në rritje që kërkojnë talente të reja. Nga IT, marketingu dhe financat, deri te shëndetësia, shitja, prodhimi dhe administrata – platforma ofron një pasqyrë reale dhe të përditësuar…

Read More