KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Musliu-Shoshi kërkon mbështetjen e Belgjikës për tri çështje të rëndësishme për Kosovën

Musliu-Shoshi kërkon mbështetjen e Belgjikës për tri çështje të rëndësishme për Kosovën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në një takim me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy, ku ka ngritur tri çështje me rëndësi për vendin.

Përmes një postimi, Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se gjatë takimit ka kërkuar monitorim të pavarur ndërkombëtar të shqyrtimit të provave në procedurën e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë, me qëllim të garantimit të transparencës, paanshmërisë dhe respektimit të standardeve për një proces të drejtë gjyqësor, transmeton IndeksOnline.

Një tjetër temë e diskutimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Deputetja e PDK-së ka kërkuar angazhimin e Belgjikës në Komitetin e Ministrave, në mënyrë që kërkesa e Kosovës të vendoset në rend dite për vendimmarrje.

Ajo ka theksuar se anëtarësimi në këtë organizatë do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pas përmbushjes së kushteve përkatëse.

Ndërkaq, në lidhje me integrimin evropian, Musliu-Shoshi ka kërkuar mbështetjen e Belgjikës në Këshillin e Bashkimit Evropian për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim, të dorëzuar në vitin 2022.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.