- SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje, thotë Trump dhe kryeministri pakistanez
- Diallo në histori të Bregut të Fildishtë: Për këtë jemi në Botërorë
- Kapiteni i Iranit thumbon Amerikën: Jemi të tensionuar nga momenti që kemi mbërritur
- Tuchel ka zgjedhur: Ja kush pritet të udhëheqë sulmin e Anglisë ndaj Kroacisë
- Kaos para debutimit në Botëror, Uruguai bllokohet në aeroport për shkak të një gabimi të FIFA-s
- Diallo hero në fund të ndeshjes, Bregu i Fildishtë mposht Ekuadorin
- Shtëpia prej 40 metrash katrorë që dëshmon se pushimi i vërtetë nuk kërkon luks
- J.Lo nuk është dukur kurrë më provokuese: Ije të zbuluara, dekolte i thellë dhe figurë që të lë pa frymë
Author: korrektpress
Hoxha dhe humanisti Halil Kastrati ka ndërmarrë një veprim humanitar në Komunën e Malishevës, pas njoftimit për një të moshuar që jetonte i vetëm dhe në kushte të rënda jetese.Sipas njoftimit, i moshuari ishte i braktisur nga familja dhe i harruar nga shoqëria, duke jetuar në kushte të papërshtatshme dhe të padenja për jetën njerëzore. I rënduar nga varfëria dhe vitet, ai kishte shprehur vetëm disa fjalë që pasqyronin gjendjen e tij të vështirë, duke thënë: “Mirë që toka po na mban”, përcjell Telegrafi.Pas takimit me të moshuarin, Halil Kastrati së bashku me bashkëpunëtorët e tij ndërhynë menjëherë, duke e…
Barcelona ka avancuar tutje në Kupën e Mbretit pas fitores me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Guadalajaras.Blaugranasit pavarësisht se ishin në kontroll të plotë të këtij takimi ashtu siç pritej qysh nga minuta e parë, ata nuk ia dolën që të realizojnë në pjesën e parë.Vendasit ishin tejet të motivuar dhe të koncentruar në lojë, duke mos lejuar hapësira në fazën defanzive.Sidoqoftë, ata nuk arritën të rezistojnë në pjesën e dytë, me Barcelonën që realizoi dy herë për të siguruar kualifikimin. Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 77-të kur Andreas Christensen realizoi me kokë për 1-0.Për epilogun përfundimtar…
Mijëra gjurmë dinozaurësh, të moshës së pabesueshme prej 210 milion vitesh, janë zbuluar në një park kombëtar në veri të Italisë, duke përfaqësuar një nga gjetjet paleontologjike më të rëndësishme së fundmi. Ky zbulim spektakolar ofron një pasqyrë unike mbi jetën e gjarpërinjve të lashtë që dikur shëtisnin në këtë zonë, shkruan BBC.Gjurmët, disa prej të cilëve arrijnë diametrin deri në 40 centimetra, janë të vendosura në rreshta paralelë, dhe në shumë prej tyre duket qartë shenja e gishta dhe thonjve. Shkencëtarët besojnë se ato i përkasin prosauropodëve – dinozaurëve barngrënës me qafa të gjata, koka të vogla dhe thonj…
“Duhet të fillohet me zbatimin e projektit “Safe City”, do t’i zgjidhim të gjitha problemet, të cilat do të dalin në të ardhmen. Duhet të fillojmë kemi 145 viktima”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në foltoren e Kuvendit në përgjigjen e pyetjes së deputetit Ilir Hasani nga Fronti Evropian, i cili njëherësh si mjek-traumatolog dha mbështetje për zbatimin e këtij projekti, me disa vërejtje, të cilat i kanë dërguar qytetarët.Toshkovski theksoi se pajtohet me deputetin Hasani se vonë fillohet me këtë projekt, që të mbrohen jetët dhe shëndeti i të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.“Pajtohem me kritikat se…
Chelsea ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të EFL Cup pas fitores 3-1 ndaj Cardiff City, në një ndeshje ku “Blutë” reaguan fuqishëm në pjesën e dytë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me londinezët që krijuan disa raste të mira, por u ndalën disa herë nga portieri Nathan Trott, i cili u shqua me pritje vendimtare, veçanërisht ndaj Marc Guiu dhe më vonë Alejandro Garnachos. Pas pushimit, trajneri Enzo Maresca ndërhyri me zëvendësime dhe efekti ishte i menjëhershëm. Në minutën e 57-të, pas një aksioni të bukur të Facundo Buonanotte, topi shkoi te Alejandro Garnacho i cili shënoi golin…
Kontraktori amerikan i mbrojtjes, AM General LLC, ka finalizuar një kontratë drejtpërdrejt tregtare (DCS) trevjeçare me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për furnizimin me sistemet mobile artilerie HUMVEE 2‑CT Hawkeye 105mm, së bashku me mjete mbështetëse, pjesë rezervë dhe trajnime për mirëmbajtjen e tyre, njofton kompania.Sipas marrëveshjes, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me sistemet mobile të artilerisë të montuara mbi platforma të fuqishme HUMVEE, të pajisura me teknologji të patentuar të zbutjes së kthesës (soft recoil) që absorbon deri në 60% të forcës së kthesës. Kjo i mundëson sistemit të vendoset, të qëllojë dhe…
Prindërit shpesh u blejnë dhurata fëmijëve të tyre gjatë festave, por ekspertët thonë se teprimi mund të çojë në pasoja të padëshiruara.Konkretisht, ekspertët shpjegojnë se materializmi shoqërohet me nivele më të ulëta lumturie, dhe këto modele fillojnë në fëmijëri, duke formësuar mënyrën se si fëmijët mësojnë mirënjohjen, të kuptojnë përpjekjen dhe një ndjenjë kënaqësie.Qëllimet e prindërve janë gjithmonë të mira, por ekspertët thonë se dhuratat mund të kenë efektin e kundërt nga ai që synohet. Psikoterapisti Shon Grover theksoi se prindërit që u blejnë fëmijëve të tyre shumë dhurata shpesh më vonë vënë re probleme të caktuara të sjelljes.”Fëmijët që…
Si ta përgatisni fëmijën për një takim festiv pa stres dhe lotNë periudhën para festave, është pothuajse e pamundur të shmanget fakti që fëmija ta shohë diku Babadimrin – në reklama, në billboarde apo ndoshta në kopsht.Tek shumë fëmijë, plaku simpatik me mjekër të bardhë shkakton entuziazëm, por tek disa të tjerë mund të shkaktojë edhe frikë.Psikologët kanë shpjeguar pse është normale që fëmijët të kenë frikë nga Babadimri, si dhe çfarë duhet të bëni nëse ndodh kjo, në mënyrë që ta ndihmoni fëmijën të kapërcejë frikën. Frika nga Babadimri është normale Psikologët thonë se nga pikëpamja zhvillimore është krejtësisht…
Një skandal serioz ka shpërthyer në futbollin afrikan, vetëm disa muaj para ndeshjeve eliminatore ndërkontinentale për Kupën e Botës. Federata e Futbollit e Nigerisë ka paraqitur një ankesë në FIFA, duke akuzuar Republikën Demokratike të Kongos për përdorimin e lojtarëve të papërshtatshëm gjatë ndeshjeve kualifikuese.Nigerianët pretendojnë se deri në nëntë lojtarë të RD Kongos kanë ndryshuar shtetësinë e tyre sportivo-kombëtare pak para ndeshjes vendimtare ndaj ekipit të tyre. Midis emrave të përfshirë janë lojtarë të njohur si Axel Tuanzebe, Arthur Masuaku, Aaron Wan-Bissaka dhe Charles Pickel Sadiki. Federata Kongoleze ka pranuar se procedurat administrative për ndryshimin e shtetësisë nuk ishin…
Në disa segmente të industrisë automobilistike zhvillimi është serioz dhe i shpejtë, ndërsa te akumulatorët pak gjëra kanë ndryshuar. Deri më tani. Kompania amerikane Unigrid ka zhvilluar një bateri të re 12-voltëshe, për të cilën pretendon se ka një jetëgjatësi dhjetë herë më të madhe se bateria me plumb, se i përballon temperaturat e ulëta dhe se mund të shkarkohet plotësisht pa u dëmtuar.Akumulatori i ri bazohet në një kimi krejtësisht të ndryshme nga ajo e baterive të vjetra me acid plumbi dhe përdor qeliza natrium-jon NaCrO₂. Si përbërës kryesor përdor kripë të zakonshme. Një avantazh ndaj baterive litium-jon është…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari