- Kroacia gati të shtojë forcat në Kosovë, NATO rishikon numrin e trupave të KFOR-it
- Çokollata më e hollë në botë është vetëm 0.03 milimetra e trashë
- Apple ndryshon funksionin “Hide My Email”
- Intelligence agencies warn Trump: Netanyahu could undermine Iran deal
- Perrie Edwards zbulon fustanin e tretë të nusërisë dhe ndan momente të reja nga dasma luksoze në Portugali
- Më shumë drithëra, perime dhe blegtori në Kosovë
- I çmendi të gjithë me paraqitjen e tij ndaj Brazilit, Lille ia cakton çmimin Bouaddit
- Ligji për lojërat e fatit, kërkohet heqja e ndalesës për reklamim në media
Author: korrektpress
Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:35 në fshatin Dumnicë të Podujevës. Tutje në raport thuhet se njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri nuk është hasur. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri nuk është hasur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
I ftuar në emisionin Debat Plus, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore, Uran Ismaili, ka folur për programin zgjedhor të PDK-së dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.Ismaili tha se sot gjendja ekonomike e familjeve në Kosovë është e rënduar dhe se çmimet e larta janë një nga shqetësimet kryesore të qytetarëve. Sipas tij, ulja e kostos së jetesës është një ndër prioritetet kryesore të programit të Bedri Hamzës, në kuadër të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies.Ai theksoi se qeverisja e ardhshme e udhëhequr nga Hamza parasheh masa konkrete, përfshirë heqjen e TVSH-së nga produktet…
Peco Trajkoski nga OJQ thotë se ekziston një “frikë” midis autoriteteve të Maqedonisë se dërgimi i trupave në Ukrainë do të thoshte “marrje anësie”.”Në komunikimin publik, Ministria e Mbrojtjes e lidh vendimin me një qëndrim parimor se Maqedonia “gjithmonë ka qenë për paqe dhe siguri” dhe se siguria e qytetarëve është një përparësi, prandaj ushtarët e Maqedonisë nuk do të dërgohen në Ukrainë. Nëse e lexojmë vendimin “nën sipërfaqe”, arsyet zakonisht janë më praktike sesa ideologjike.Së pari, për ushtritë e vogla, çdo vendosje e re do të thotë një zgjedhje që do të sakrifikohet në vend ose në misionet/detyrimet ekzistuese,…
Një glaciolog francez me përvojë ka paralajmëruar se akullnajat e Alpeve kanë humbur më shumë se gjysmën e vëllimit të tyre që nga fundi i shekullit të 19-të, duke theksuar ndikimin përshpejtues të ndryshimeve klimatike në vargmalin më të lartë të Evropës.Në një intervistë si pjesë e raporteve speciale të Anadolu-t “Maja e Evropës: Alpet”, Sylvain Coutterand detajoi ndryshimet e thella që ndikojnë në rajonin e Alpeve të Francës. Ai theksoi një transformim të thellë në peizazhin e Alpeve.Duke kujtuar vizitat e tij të verës së fëmijërisë në vitet 1970 dhe 1980 në Les Houches, një fshat në rajonin Auvergne-Rhone-Alpes…
Barcelona nuk planifikon të nënshkruajë me një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht dëmtimit afatgjatë të Andreas Christensen, sipas raportimeve të Marca-s.Mungesa e danezit fillimisht rihapi diskutimet brenda klubit për një përforcim të mundshëm në repartin defensivë gjatë afatit kalimtar të dimrit. Megjithatë, pas analizave të brendshme, drejtori sportiv Deco ka vendosur të mos ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim.Sipas drejtuesve të klubit katalanas, aktualisht nuk ekzistojnë opsione të përshtatshme për qendërmbrojtës në treg, sidomos në këtë fazë të sezonit, ku lëvizjet janë të kufizuara dhe kostot të larta. Një tjetër faktor kyç mbeten kufizimet financiare. Barcelona nuk ka…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim zgjedhor në shkollën “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit, organizuar nga Dega e Tretë e LDK-së.Gjatë tubimit, Abdixhiku theksoi se Prishtina kërkon zhvillim dhe projekte konkrete, duke prezantuar një plan investimesh me vlerë 1.5 miliardë euro, që përfshin Unazën e Jashtme, Qendrën Sportive, teatrot dhe parkun teknologjik. Ai shtoi se qytetarët e kryeqytetit kanë zgjedhur ndryshimin e parë, duke theksuar se LDK-ja, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal, synon të sjellë normalitet dhe projekte konkrete për qytetarët.Abdixhiku prezantoi gjithashtu kandidatët e Degës së Tretë për…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, e përmbylli të hënën në një tubim në Hajvali.Në prani të banorëve, mbështetësve, miqve e aktivistëve, ai e theksoi edhe një herë se siguria dhe begatia nuk kufizohen vetëm te sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik, por përfshijnë edhe një sistem modern energjetik, furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes dhe infrastrukturë rrugore dinjitoze.Kurti tha se prioritet e qeverisjes së tij mbeten kujdesi për nënat dhe fëmijët, forcimi i ushtrisë, zhvillimi i veriut dhe bujqësisë, si dhe investimet në infrastrukturë, por edhe ndërlidhja e vendit e qytetarëve përmes urave të…
AC Milan po planifikon të forcojë repartin e mbrojtjes gjatë afatit kalimtar të janarit dhe ka përpiluar një listë me tre objektiva kryesorë: Federico Gatti, Milan Skriniar dhe Eric Dier.Megjithatë, transferimi i Federico Gattit paraqitet shumë i vështirë. Mbrojtësi italian ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2030 dhe konsiderohet një pjesë kyçe e projektit afatgjatë të bardhezinjve.Pavarësisht marrëdhënies shumë të mirë mes Gattit dhe trajnerit të Milanit, Massimiliano Allegri, Juventusi nuk pritet të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij.Edhe pista që çon te Milan Skriniar duket e komplikuar, pasi gjasat që mbrojtësi sllovak të largohet nga Fenerbahçe në…
Vince Zampella, i cili bashkë-krijoi serinë e videolojërave shumë të njohura Call of Duty, ka vdekur në një aksident me makinë në Kaliforni, në moshën 55 vjeç.Vdekja e Zampellës u konfirmua nga Electronic Arts, e cila zotëron Respawn Entertainment, një studio lojërash që ai bashkë-themeloi, transmeton Telegrafi.Zhvilluesi me ndikim i videolojërave po udhëtonte në një Ferrari me një person tjetër, kur ajo u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Los Angeles të dielën.”Kjo është një humbje e paimagjinueshme dhe zemrat tona janë me familjen e Vince, të dashurit e tij dhe të gjithë ata që u…
Teatri Kombëtar i Kosovës ka bërë të ditur se sot, në orën 13:00, do të mbahet një mbledhje komemorative në nderim të këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi – Shemi, i cili u nda nga jeta më 22 dhjetor 2025. Ky takim ka për qëllim të kujtojë jetën, karrierën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikën shqiptare.Në njoftimin e publikuar nga Teatri Kombëtar, theksohet se familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët janë të ftuar të marrin pjesë për të shprehur respekt dhe për të nderuar artistin e lartpërmendur.Krasniqi ishte vokalisti legjendar i “Ilirët”, një nga grupet më të njohura në skenën muzikore…
Subscribe për të gjitha lajmet
Merrni lajmet i pari