KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vozitën në mënyrë të pakujdesshme, ndalohen 18 shoferë prej të cilëve dy të mitur

Vozitën në mënyrë të pakujdesshme, ndalohen 18 shoferë prej të cilëve dy të mitur

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë i privuan nga liria 18 shoferë që drejtonin automjete pa patentë shoferi, ndër të cilët dy ishin të mitur.

“Pesë persona në Gostivar, nga të cilët një ishte i mitur dhe një ishte përfshirë më parë në një aksident rrugor, katër persona në Shkup, dy në Kërçovë (njëri prej tyre i mitur), si dhe nga një person në rajonin e Tetovës, në Krivogashtan, Prilep dhe Manastir”.

“Një person në Dellçevë drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa nga një person në Kërçovë dhe në Kavadar kanë vozitur me ndalim për drejtimin e mjetit motorik. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e kaluar provimin për patentë shoferi, ose nëse kanë masë ndalimi për drejtimin e automjeteve ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.