KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Rriten sërish çmimet e banesave në Shkup

Rriten sërish çmimet e banesave në Shkup

Çmimet e banesave në Shkup kanë vijuar të rriten edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, sipas të dhënave të Bankës Popullore.

Indeksi i çmimeve të banesave, i cili bazohet në çmimet e shpallura për shitje dhe jo në ato të realizuara, ka shënuar një rritje prej 5,5% në bazë tremujore.

Në bazë vjetore, çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur me 13,3%, megjithatë Banka Popullore thekson se rritja po shfaq shenja ngadalësimi, pasi në tremujorin e kaluar norma vjetore ishte 16,6%.

Ky indeks konsiderohet një nga treguesit kryesorë të dinamikës së tregut të banesave në kryeqytet, duke reflektuar trendet e çmimeve të shpallura në treg, por jo domosdoshmërisht çmimet përfundimtare të transaksioneve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.